lifestyle

Horoskopi javor, data 4-10 mars 2024

Dashi

Dashi i dashur, horoskopi për datat 4-10 mars 2024 tregon se ju pret një javë e shkëlqyer. Do të keni sukses në fushën e dashurisë dhe në përgjithësi në marrëdhëniet me të tjerët. Mirëkuptimi është i shkëlqyer jo vetëm në çift, por edhe me miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët. Marsi gjithashtu ju favorizon dhe ju inkurajon të dilni nga zona juaj e rehatisë për të eksploruar mundësi të reja.

Demi

Të dashur Dema, telashet do të vazhdojnë për ju edhe në javën në vijim. Në çift apo në familje janë krijuar keqkuptime, të cilat e kanë shtuar mjaft tensionin, aq sa është e vështirë t’ju rikthehet qetësia. Duhet ta lini mënjanë krenarinë dhe të gjeni një mënyrë që të sqaroheni me personin me të cilin keni konflikte. Mos harroni se bëhet fjalë për një njeri të dashur dhe respekti dhe dashuria duhet të jenë të ndërsjella.

Binjakët

Të dashur Binjakë, për ju horoskopi i javës në vijim shfaq ambiguitet. Nga njëra anë është dashuria që po ecën me të vërtetë mirë: jeni në qiellin e shtatë, po shijoni një moment të bukur në çift, ose nëse jeni vetëm keni shumë mundësi për të pasur takime vërtet interesante, nga ana tjetër, më pak emocionues është aspekti profesional, ku nuk mungojnë zvarritjet dhe telashet.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, ylli juaj ka filluar të shkëlqejë sërish në këtë horoskop për javën nga 4 mars deri më 10 mars 2024, veçanërisht kur bëhet fjalë për të qenë më të ndërgjegjshëm në lidhje me jetën tuaj personale. Dhe ky është çelësi për të përmirësuar gjërat në të gjitha fushat. Besimi në vetvete do t’ju shtyjë për të dhënë më shumë në punë, ku, më në fund, do të gjeni vendosmërinë për të dalë nga hijet.

Luani

Të dashur Luanë, horoskopi i javës në vijim ju sheh ende duke luftuar në frontin emocional. Për sa gjëra u ankoheni të tjerëve? Por a jeni vërtet të sigurt se vetëm ju keni të drejtë? Ndonjëherë rrezikoni të tregoheni egoistë dhe për këtë jeni të ndërgjegjshëm. Shikoni brenda vetes dhe, nëse është e nevojshme, mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët, duke e hedhur ju hapin të parët dhe duke e lënë mënjanë krenarinë.

Virgjëresha

Ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, horoskopi i javës në vijim ju gjen pak të lodhur dhe madje të hutuar. Ndoshta po ndjeni peshën e angazhimeve të shumta që keni marrë përsipër gjatë këtyre javëve të fundit dhe që i keni përfunduar shkëlqyeshëm. Ndoshta ndiheni kështu edhe për shkak të stresit të akumuluar. Mos u shqetësoni, ka një ilaç: pushim, pushim, pushim. Stakojeni mendjen nga problemet dhe shijoni një pushim të merituar, keni nevojë për të dhe e keni fituar.

Peshorja

Peshore të dashura, horoskopi juaj për javën në vijim ju këshillon të përqendroni gjithçka te dashuria dhe marrëdhëniet, të cilat në këtë moment shkojnë aq mirë, sa jua kanë bërë jetën më të bukur. Është një moment i favorshëm për ju dhe nuk përjashtohet mundësia edhe që të merrni vendime të rëndësishme: bashkëjetesë, martesë, fëmijë. Miqësitë e reja që kanë lindur së fundmi mund të rezultojnë gjithashtu shumë të dobishme në aspektin profesional.

Akrepi

Të dashur Akrepa, më në fund ndjeni që po ju rikthehet energjia e duhur dhe pak nga pak edhe entuziazmi që kishit humbur kohët e fundit. Horoskopi për javën 4 mars deri më 10 mars 2024 ju sheh të rikuperuar, veçanërisht në fushën profesionale. Ngjitja juaj fillon nga atje: përvishni mëngët dhe futjuni punës.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, zemra juaj tani po rreh fort dhe ndiheni shumë të emocionuar. Dashuria ju zgjon dëshirën për të eksperimentuar dhe për t’u hedhur me kokë në aventura premtuese, jo medoemos të destinuara që të përfundojnë në martesë. Menaxhoni mirë energjinë tuaj, mos e teproni.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, është një moment në të cilin ndoshta jeni të angazhuar me një projekt, që nuk duket se do të shkojë siç e kishit shpresuar. Me pak fjalë, ka një zhgënjim në qiellin tuaj, por yjet e horoskopit të javës në vijim ju ftojnë të gjeni strehë në folenë ku do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga dashuria e njerëzve që ju duan, një ilaç i pagabueshëm për t’u ndier sërish optimistë.

Ujori

Të dashur Ujorë, horoskopi i javës në vijim është i përqendruar më së shumti në sferën e ndjenjave, ku do të jeni të favorizuar nga binomi Mars-Venus. Por ka edhe një energji të re dhe një entuziazëm të ri që ndjeni dhe që mund të shfrytëzohet edhe në punë. Pra, jepini vetes forca.

Peshqit

Të dashur Peshq, sezoni juaj i ditëlindjes tashmë ka filluar dhe pa dyshim që ju sheh mes të preferuarve të yjeve. Shumë gjëra po përgatiten për ju, por jo gjithçka që dëshironi do të ndodhë menjëherë. Ndërkohë, filloni të fokusoheni në iniciativat profesionale aktuale dhe të ardhshme, mendoni se çfarë doni të përmirësoni në lidhje me punën dhe pozicionin tuaj shoqëror. Yjet po ju dëgjojnë.

të fundit

Horoskopi 2 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…

3 hours ago

Kreu i FSHF-së Armand Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt…

4 hours ago

Alarm në Itali nga vala e të nxehtit, kufizohet puna në natyrë! Temperatura rekord në të gjithë Evropën

Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se…

4 hours ago

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

Një javë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës, një sërë shërbimesh publike vijojnë të mos…

4 hours ago

VIDEO / “Mosha është vetëm një numër”, tifozja 98-vjeçare nuk heq dorë nga Messi, këtë herë zbret në fushë dhe…

Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë…

4 hours ago

Raketa nga Jemeni ndez alarmin në Izrael, reagon ushtria

Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha…

4 hours ago