lifestyle

Horoskopi i ditës së sotme, e shtunë 22 korrik 2023

DASHI

Në dashuri duhet të dëgjoni më shumë nevojat e partnerit tuaj dhe të mos mendoni gjithmonë vetëm për tuajat. Në punë mos u nervozoni për të bërë gjithçka me nxitim, më mirë të jeni të qetë. Ndonjëherë rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe më pas të pendoheni.

DEMI

Dashuria po ecën mirë dhe beqarët mund të kenë edhe ndonjë flirtim. Në punë prisni oferta të mira. Kjo nuk është koha për të ndaluar, por për të goditur ndërsa hekuri është i nxehtë. Përndryshe, rrezikoni të bini në grackë ose të pendoheni për gabimet e së kaluarës.

BINJAKËT

Ditë e bukur për ndjenjat. Takime të reja interesante po vijnë dhe kushdo që është në çift do të ketë konfirmimin e vlefshmërisë së lidhjes. Në punë shprehni idetë tuaja.

GAFORRJA

Vendosmëria është e madhe dhe nuk keni më frikë të zgjidhni vetë. Kjo është një arritje e madhe. Në dashuri do sqaroni zemrën dhe në punë do i riktheheni lojës.

LUANI

Dashuria po ecën me shpejtësi dhe ju keni rizbuluar të gjithë vullnetin tuaj për të jetuar. Në punë, mendoni mirë përpara se të pranoni një ofertë të re.

VIRGJËRESHA

Në dashuri është koha për llogari. Duhet të kuptoni se çfarë dëshironi dhe si ta arrini atë. Në punë keni shumë ide dhe favorizohen ata që bëjnë punë krijuese. Ju mund t’i çoni idetë tuaja përpara dhe ka mundësi të shkëlqyera për sukses dhe karrierë. Varet nga ju që të përfitoni sa më shumë.

PESHORJA

Fundjava sjell pak melankoli në ditët tuaja. Hiqni çdo gjë për të rimbushur bateritë. Idetë janë gjithmonë të shumta, ashtu si edhe mendimet, por është më mirë të merrni një moment për t’u çlodhur.

AKREPI

Ka një lajm të mirë për sferën sentimentale, hëna nuk është më kundër dhe pasioni do të ngrihet në qiell. Në punë dilni përpara dhe bëni kërkesa.

SHIGJETARI

Hëna është përballë ndaj kushtojini vëmendje në dashuri, sepse do të sulmoheni nga dyshimet. Në punë favorizohen bashkëpunimet, por është më mirë të bëni disa ditë pushim para se të ktheheni. Do të shihni që së shpejti gjithçka është në rregull.

BRICJAPI

Në dashuri ka disa probleme, por duhet t’i diskutoni me qetësi me partnerin tuaj dhe nëse nuk ka më pajtueshmëri, t’i jepni fund një historie. Në punë ka pavendosmëri por shumë shpejt do ju duhet të bëni një zgjedhje. Mendoni se në cilën rrugë të shkoni dhe nuk do të zhgënjeheni.

UJORI

Hëna ju mbështet, pra, një kohë e shkëlqyer për dashuri. Në punë duhet të veproni ndërkohë që yjet janë pozitivë. Do të arrini të hiqni kënaqësi të mëdha në çdo fushë. Mundësi të shkëlqyera fitimi gjithashtu.

PESHQIT

Dita është shumë e bukur ndaj është më mirë të mos bini në polemika të kota. Qëndroni të qetë në punë dhe me përqendrimin e duhur do arrini të bëni gjithçka. Do të shihni që gjithçka është rregulluar më shpejt se sa pritej dhe do të merrni frymë të lehtësuar.

të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…

43 minutes ago

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…

1 hour ago

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…

1 hour ago

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…

2 hours ago

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale…

2 hours ago

VIDEO/ Qëll*i me ar*ë drejt një makine në Kombinat, arrestohet autori dhe një person tjetër

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat. Qëlloi me armë…

2 hours ago