lifestyle

Horoskopi i ditës së hënë, 17 korrik 2023

Dashi

Nëse jeni në një lidhje prej kohësh, këtë ditë të parë të javës së re pritet të ndiheni të frymëzuar dhe mund të bëni plane të mëdha për të ardhmen, me partnerin/en tuaj. Në vendin e punës, edhe nëse ju pëlqen të bëni gjithmonë gjërat tuaja, do t’ju duhet të përshtateni me kushtet e punës në grup. Në fund të ditës do të keni një rënie të lehtë fizike, përpiquni të relaksoheni nëse mundeni.

Të lidhura

None found

Demi

Këtë fillimjavë mund të jeni të shqetësuar për një problem shumë të rëndësishëm familjar, përpiquni të ruani qetësinë. Në punë nëse keni biznesin tuaj, kushtojini vëmendje portofolit, kohët e fundit ka shumë dalje dhe pak të ardhura. Fizikisht nuk jeni në formë, ndoshta ndonjë aktivitet fizik mund të jetë i mirë për ju.

Binjakët

Kjo periudhë është shumë pozitive për ju dhe nuk e përjashtoj që beqarët të gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak. Në aspektin e punës jeni plotësisht të kënaqur me gjithçka keni bërë deri më sot, tani mund t’i lejoni vetes disa momente relaksi. Të paktën këtë mbrëmje mos rrini deri vonë, duhet të rimbusheni me pak energji.

Gaforrja

Çiftet që janë bashkë prej kohësh mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Në vendin e punës çdo gjë po shkon mirë dhe do të keni mundësinë të bëni edhe gjëra të reja, t’u tregoni të gjithëve se sa vleni! Kohët e fundit e keni ushqyer shumë stresin, përpiquni të pushoni herë pas here.

Luani

Këtë të hënë 17 jeni veçanërisht optimistë dhe keni një dëshirë të madhe për të bërë gjëra. Ata që janë beqarë mund të kenë një takim që në fund do të jetë shumë i rëndësishëm. Në punë po vijnë propozime dhe bashkëpunime të reja, jeni të llastuar për të bërë zgjedhje. Lajm i mirë edhe për shëndetin, ndiheni në formë të shkëlqyer.

Virgjëresha

Duket se jeni shumë i mërzitur nga sjellja e një personi të afërt, përpiquni t’i tregoni vendin dhe nëse e shihni që nuk ndryshon, distancohuni. Në punë ju këshilloj të mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm dhe nëse doni të bëni kërkesa, do të ishte më mirë të shtyni gjithçka për javën e ardhshme. Fizikisht ndiheni mirë, por kujdesuni pak më shumë për dietën tuaj.

Peshorja

Kur jeni në humor të keq është më mirë që të tjerët të qëndrojnë larg jush. Gjithsesi ju këshilloj të mos zbrazni nervozizmin mbi partnerin/en tuaj. Në vendin e punës nuk mund të bëni gjithmonë gjërat që doni, nëse ju jepen direktiva, thjesht duhet t’i ndiqni ato. Jeni shumë të lodhur, mos rrini deri vonë pas mbrëmjes.

Akrepi

Humori juaj është padyshim më i mirë dhe gjithashtu keni rifituar njëfarë besimi në vetvete. Nëse jeni beqar dilni dhe takoni njerëz të rinj, do të shihni që do të keni takime shumë interesante. Në punë mos kini frikë të bëni propozime, sigurisht që do të merrni miratimin pa vështirësi. Për sa i përket shëndetit, ndiheni më mirë, por mos e teproni.

Shigjetari

Si beqarët ashtu edhe çiftet po përjetojnë një moment shumë pozitiv: pas ditëve të zymta kishit nevojë për pak qetësi dhe humor të mirë. Në fushën e punës, për ata që kanë biznesin e tyre, gjërat po shkojnë gjithnjë e më mirë. Mirë gjërat dhe për shëndetin, jeni në formë të shkëlqyer.

Bricjapi

Ndiheni shumë të stresuar për shkak të shumë angazhimeve, mos u mbyllni në shtëpi, dilni dhe takoni njerëz të rinj, sigurisht që do të jetë gjë e mirë për t’ju rregulluar humorin. Në punë keni ndjenjën se diçka nuk shkon, ndoshta duhet të kontrolloni dyfish diçka. Do të keni një mbrëmje joshëse.

Ujori

Kur jeni nervoz, zgjidhni gjithmonë personat që keni pranë, ju këshilloj të mos tendosni shumë gjërat, përndryshe rrezikoni të prishni marrëdhënien. Në vendin e punës, nëse vërtet nuk mund të duroni më një ritëm të caktuar, ndoshta do të ishte koha për të ndryshuar. Ndiheni shumë të lodhur, duhet të pushoni më shumë.

Peshqit

Nëse jeni përballur me një ndarje, ka ardhur koha të vazhdoni përpara, lëreni veten të hidheni në emocione të reja. Mund të ketë disa ndryshime në punë, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ndaj mos e vrisni shumë mendjen. Trajtojeni veten me pak relaksim në fund të ditës.

të fundit

Mbappe pranon se bashkëpunimi me Dembelen në fushë mund të bëhet edhe më i mirë

Kylian Mbappe ka reflektuar mbi dinamikën sulmuese të Francës dhe lidhjet individuale brenda skuadrës pas ndeshjes së tyre të fundit…

2 minutes ago

VIDEO / Gjuajtje dënimi spektakolare, Kepi i Gjelbër realizon golin e tij të parë në historinë e Kupës së Botës

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës…

31 minutes ago

Nga raftet e supermarketit te skena botërore, rrëfimi i veçantë i Tijjani Reijnders pas fjalëve: “Nuk je për futboll”

“Nëse vazhdon të stërvitesh kështu, nuk do të të zgjidhja as unë”, kjo është fjalia që Tijjani Reijnders thotë se…

31 minutes ago

Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur.…

1 hour ago

Day 22 of the rally in Tirana, citizens’ march continues in the capital from the ‘Dëshmorët e Kombit’ boulevard to ‘Student City’

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin…

1 hour ago

Rama mocks protesters: The “flamingos” will be surprised at themselves for how they fell among the crows and ravens of false Albanianism

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit. Me anë…

1 hour ago