lifestyle

Horoskopi i ditës, 9 mars 2024

Dashi

Gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të dekurajuar dhe kjo për shkak të disa keqkuptimeve që kanë përfshirë raportet tuaja ndërpersonale, të cilat janë mjaft të tendosura. Mundohuni të jeni më pak agresiv në mënyrën tuaj të të ekspozuarit dhe dëgjoni më shumë mendimin e personave me të cilët bashkëbisedoni.

Të lidhura

None found

Demi

Mundohuni që të shmangni në mënyrë absolute, përfshirjen në projekte që nuk ju interesojnë, pasi në të kundërt rrezikoni të humbni shumë kohë por edhe dëshirën për t’iu shkuar gjërave deri në fund. Kjo ditë do të jetë e mbushur me kreativitet, kështu që shpenzojini energjitë tuaja sa më mirë.

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje po nis një fazë rritjeje shumë e rëndësishme, e cila do ju lejojë që të rigjeni emocionet tuaja. Në dashuri, kjo është një periudhë mjaft romantike, kështu që mundohuni ta shijoni në maksimum. Në sektorin profesional, do të merrni propozime të rëndësishme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të përpiqeni të kujdeseni më shumë me veten dhe shëndetin tuaj. Kjo pasi do të keni disa shqetësime që nuk do ju lënë rehat. Në dashuri, këshillohet të mos jeni shumë xheloz.

Luani

Duhet të jeni më të qartë me veten, sidomos lidhur me historinë e dashurisë ku jeni të përfshirë. Kjo pasi, ky është momenti ideal për të mbyllur një raport i cili nuk iu dhuron më kënaqësi. Në punë, mundohuni të jeni më pak impulsiv, sidomos lidhur me disa veprime monetare.

Virgjëresha

Ky nuk është momenti ideal për t’u lodhur shumë, për shkak se kjo fundjavë do ju shohë mjaft të angazhuar në zgjidhjen e disa keqkuptimeve, kështu që ruajini forcat. Bashkëpunimet dhe marrëveshjet r reja janë mjaft të favorshme.

Peshorja

Kjo është një periudhë shumë statike në fushën sentimentale, ndoshta për shkak se jeni ju të parët që nuk po mundoheni ti jepni një shtysë më shumë ndjenjave dhe pasionit. Ndoshta keni qenë të ngarkuar me punë, por nuk është asnjëherë vonë, për të ushqyer dashurinë.

Akrepi

Ndiheni të gatshëm të hidhni hapa të rëndësishëm, si në fushën e dashurisë edhe në atë të punës. Megjithatë mundohuni që të mos nxitoheni dhe merrni kohën e duhur, në mënyrë që të analizoni siç duhet çdo projekt tuajin.

Shigjetari

E shtuna do ju lejojë që të vlerësoni më mirë bashkëpunimin me kolegët tuaj. Priten rezultate shumë të mira. Në dashuri do të riktheheni protagonistë, në një histori emocionuese.

Bricjapi

Në këtë moment do të ndjeni se jeni gati për të bërë paqe me gjithë ata persona, me të cilët gjatë kohëve të fundit nuk i keni patur punët mirë. Lëreni disi mënjanë krenarinë, pasi diplomacia është zgjidhje për gjithçka. Investimet janë mjaft të favorshme.

Ujori

Gjatë kësaj fundjave duhet të mundoheni të jeni më shumë të besueshëm, sidomos lidhur me punët që ju kanë tensionuar. Duhet të jeni më të sinqertë në dashuri dhe të flisni hapur për dilemat që keni me partnerin/en.

Peshqit

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme për fushën e ndjenjave. Më në fund do të gjeni gjithë guximin dhe dëshirën për të bërë takime të reja. Jini sa më të sinqertë, spontaniteti juaj do të vlerësohet maksimalisht.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

2 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

7 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

8 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

13 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

13 minutes ago