lifestyle

Horoskopi ditor, e Hënë 4 Mars 2024

Dashi

E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e vështirë për përmirësimin e një marrëdhënieje e cila po kalon vështirësi. Mirë është të organizoni një mbrëmje të qetë, të dilni për pak qetësi shpirtërore. Edhe miqtë tuaj janë të shqetësuar. Këshilla është të qetësoheni. Në marrëdhëniet në punë ju duhet pak takt për raportet me kolegët. Tregohuni diplomatë në punë.

Demi

Ditën e hënë ju do ndiheni energjik dhe duket sikur kërkoni “të fluturoni”. Në dashuri duhet të hiqni dorë nga tronditjet e zemrës, ky është sugjerimi i yjeve për juve. Nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen, çështjet e zemrës do të zgjidhen. Ndërkohë sa i përket punës, nuk do të keni asnjë ndërlikim. Gjithçka do shkojë mirë.

Binjakët

Mund të themi se kjo do jetë shenja e ditës. Një ditë spektakolare për të lindurit me këtë shenjë, me diellin në favor. Në dashuri kjo shihet si një ditë mjaft e mirë ndaj duhet ta shijoni. Nëse jeni beqarë, kjo është dita që duhet shfrytëzuar për të lënë takime. Në punë do keni më shumë kënaqësi se sa e prisnit. Çdo problem ju do ta zgjidhni me qetësi dhe inteligjencë.

Gaforrja

Kjo e hënë do jetë një ditë e shkëlqyer për juve. Pritet një ditë mjaft e bukur për ata që janë në një lidhje ndaj gëzojeni këtë ditë. Për beqarët, ajo që mund të themi është se “një botë e tërë” ju pret. Hidhuni në sulm. Nëse nuk keni asnjë “kandidate” apo “kandidat”, organizoni në mbrëmje me miqtë, mund të jetë mundësi për njohje të reja. Në punë do habiteni edhe vetë për rezultat mjaft të mira në këtë ditë.

Luani

Ditë perfekte për fillimin e javës. Në dashuri çdo gjë do të vijojë pozitivisht për personat e kësaj shenje. Ju do të dini se si të krijoni situata romantike për marrëdhënien në çift. Për beqarët do ketë një “shteg” për të gjetur njeriun e zemrës. Në punë do merrni kënaqësi të vogla që do ju bëjnë më dinamikë.

Virgjëresha

Një ditë mjaftueshëm e këndshme për juve. Duhet të përfitoni nga ato pak shanse, por të mira që ju ofrohen për punët e zemrës. Në fund dita do jetë pozitive, veçanërisht pasditja. Ju do të kaloni një ditë të lumtur pranë të afërmve. Në punë do të keni disa fjalosje me kolegët, por mos u shqetësoni, do jetë diçka kalimtare. Nuk duhet të nervozoheni.

Peshorja

E hëna do të sjellë disa probleme për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm, xhelozia e tepruar mund të sjellë disa probleme për ata që janë në lidhje. Për beqarët nuk pritet një ditë e mirë. Do të kaloni një ditë delikate dhe ndiheni të lodhur. Në punë këshillohet që ju të dini se si t’i përshtateni situatave të reja. Ajo që ju këshillojmë është të mendoni për pak relaks.

Akrepi

Kjo ditë do të nisë pozitivisht për juve, e në fund të ditës do ndjeni kënaqësi të mëdha. Sa i takon dashurisë, yjet do ju ndihmojnë për të gjetur ekuilibrin e brendshëm. Pritet të jetë ditë e ekuilibrave të rinj për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më seriozisht mirëqenien fizike tuajën. Në punë kjo do jetë një ditë e mirë dhe me mundësi për marrëveshje të reja.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për juve. Kujdes nga provokimet negative, mos u ndikoni aspak. Yjet i keni në mbështetje sa i takon dashurisë në këtë fillim jave. Ju do të jeni të zhytur në mendime që mund t’ju krijojnë vështirësi në familje. Në punë jeni në një moment delikat. Do të jeni përballë situatave që kërkojnë strategji dhe aftësi të mira për tu tejkaluar.

Bricjapi

Një ditë jo e këndshme për personat e kësaj shenje. Yjet nuk janë favorizues për personat e kësaj shenje këtë ditë në dashuri. Disa pengesa do ju duken të pakalueshme. por para se të bini në panik, ajo që duhet të bëni është të relaksoheni. Largoni mendimet tuaja nga problemet dhe do shikoni që gjithçka zgjidhet. Në punë ju mund të ndiheni i rrezikuar. Mbani moralin lartë.

Ujori

Kjo mund të cilësohet një ditë e pashembullt në fushën sentimentale. Sigurisht për mirë. Në mbrëmje do të kaloni një atmosferë shumë romantike, si në përralla. Ju do të merrni emocione të reja në dashuri. Në punë sigurohuni që të jepni më të mirën tuaj. Duhet të zbatoni me përpikmëri detyrat tuaja.

Peshqit

Java do të nisë mjaft mirë për të lindurit e kësaj shenje. Kjo ditë është mjaft e favorshme për ata që kanë plane për jetën në çift ndaj mos hezitoni. Kjo ditë do jetë e këndshme dhe intensive për të dashuruarit. Në punë do të keni disa oferta mjaft të mira në pozicione të rëndësishme. Ju do të jeni mjaft i kthjellët për të bërë zgjedhjen e duhur.

të fundit

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…

2 hours ago

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…

2 hours ago

Balluku – Ergys Agasi/ Vangjeli dhe Peka përplasen ashpër: PS është shndërruar në një grup interesi personal

Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…

3 hours ago

Fatin për Toney e vendosin banorët

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…

3 hours ago

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…

3 hours ago

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…

4 hours ago