Categories: lifestyle

Horoskopi 25 korrik: Shenja që duhet të shmang marrjen e vendimeve të rëndësishme sot

Dashi- Një ditë të lumtur do të kenë të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do të arrini që të mbyllni në kohë të gjitha detyrat që u caktohen dhe në mbrëmje do të jeni të relaksuar, pasi do të jeni nën shoqërinë e miqve.

Demi– Sot mund të ndiheni nervozë dhe nuk do të jeni të duruar. Këshillohet që të ndiqni intuitën tuaj para se të merrni vendime për të cilat nuk jeni të sigurt. Për sa i përket financave mund të keni disa probleme.

Binjakët– Një ditë pozitive parashikohet që të jetë kjo e diel për ju. Do të merrni lajme të mira nga puna dhe do të gëzoheni shumë. Dhe për sa i përket financave do të keni gjithçka nën kontroll.

Gaforrja–  Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund. Pas konsultave me mjekët do të qetësoheni dhe do të kuptoni se nuk ka pasur asgjë serioze. Duhet të tregoni kujdes me financat.

Luani– Sot mund të dëgjoni disa lajme të mira për sa i përket aspektit profesional. Ata që janë duke kërkuar një punë të re do të jenë me fat, por duhet të mendohen mirë përpara se të vendosin.

Virgjëresha– Sot do të merrni një lajm të mirë për sa i përket çështjeve financiare. Një shumë parash do të derdhet në llogarinë tuaj dhe kjo do t’iu lumturojë shumë. Ndërsa të dashuruarit duhet të kenë kujdes.

Peshorja– Nëse jeni para një zgjedhje që duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, vendosni me intuitë. Nuk do të zhgënjeheni, pasi do të kuptoni që keni marrë vendimin e duhur. Lajme të mira dhe për financat.

Akrepi- Për sa i përket çështjeve financiare do të merrni një lajm të mirë. Ju do të mund të bëni të gjitha shpenzimet që doni dhe të investoni në banesën tuaj. Dhe nga puna do të merrni një lajm të mirë.

Shigjetari-  Një ditë e bukur do të jetë kjo e diel për ju. Do të merrni lajme të mira nga puna, por dhe nga banka. Nëse keni në plan që të merrni vendime me rëndësi sot, duhet që t’i shmangni që të mos keni probleme.

Bricjapi– Një problem shëndetësor ka për t’u shqetësuar gjatë gjithë ditës. Duhet të tregoni kujdes dhe të mos përhapni panik, por të konsultoheni me mjekët. Për sa i përket financave do të keni disa probleme të vogla.

Ujori– Për sa i përket financave do të jeni shumë me fat dhe do të arrini që të bëni të gjitha shpenzimet që ju dëshironi. Në punë do të merrni një surprizë të këndshme që do t’iu gëzojë shumë.

Peshqit– Do të merrni disa vendime të rëndësishme sot dhe familja juaj do t’iu mbështesë në çdo hap që do të hidhni. Në punë duhet të tregoni shumë kujdes, pasi mund të përballeni me probleme gjatë ditës.

Tags: horoskopi

të fundit

Aksident në autostradën Fier – Vlorë, automjeti del nga rruga/ Tre persona përfundojnë në spital

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mesditë, i cili ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00…

1 minute ago

Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera…

28 minutes ago

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra…

46 minutes ago

VIDEO/ Papa Leo XIV goditet gjatë takimit në ‘San Damas’

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga turmat në stadiumin e San Damas për Ditën…

50 minutes ago

Konfirmohet data se kur Barcelona rikthehet në stadiumin ikonik, Camp Nou

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se do të kthehet në Camp Nou më 10 gusht. Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare…

53 minutes ago

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja sa vota i zbriten PS-së e PD-së

Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035…

1 hour ago