lifestyle

Horoskopi 22 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi

Dita e nesërme nuk do të jetë aspak e lehtë. Çdo moment duhet të jeni të kujdesshëm dhe asgjë to mos e merrni për të garantuar nesër. Rreth jush ka persona që po sillen në një mënyrë të dyshimtë. Bëni sytë katër.

Të lidhura

None found

Demi

Këtë të enjte duhet të fokusoheni më tepër te ajo çka kërkonin nga vetja juaj. Nisni të mendoni tani si të përmirësoni marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme. Si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale, duhet t’i lexoni mirë mesazhet që ju përcillen.

Binjakët

Mos u fiksoni pse gjerat nuk po ecin plotësisht sipas planit tuaj. Në skemën e madhe të gjërave nuk ekziston ajo që e quajnë rastësi. Duhet ta fajësoni më pak fatin për ato që ju ndodhin. Në vend të kësaj duhet të shikoni lidhjet dhe personat rreth jush. Shumë gjëra ju vijnë nga ata.

Gaforrja

Më në fund, fati do të trokasë në derë. Nëse javët e fundit nuk kanë qenë të lehta, dielli do të lëviz në zonën më dinamike të shenjës suaj dhe do të riktheheni në lojë fuqishëm. Frymëzohuni nga shumë gjëra të mrekullueshme që po ndodhin në botë.

Luani

Rritja e ndikimit të diellit në shenjën tuaj do ju ndihmojë në shumë mënyra. Do të bëheni më i ndjeshëm dhe më i mirë me të afërmit.

Virgjëresha

Mjaft keni qenë serioz, gëzoni më shumë. Ka shumë çështje me të cilat duhet të merreni, por do t’i trajtoni më mirë nëse i merrni më shtruar. Nëse nuk po buzëqeshni, atëherë nuk po e bëni mirë punën.

Peshorja

Koka juaj vlon nga idetë e mëdha, por a do të bëni gjë me ato? Me ndryshimin e shenjës së diellit nesër, do të keni një qasje shumë më praktike.

Akrepi

Humori do ju ndryshojë dhe vetëm pak ditë më vonë do të pyesni veten se si dhe pse e keni lejuar veten të ziheni aq shumë me punë të parëndësishme.

Shigjetari

Thellë e kuptoni se një fazë në jetën tuaj do të marrë fund dhe se faza tjetër do të jetë më kërkuese. Mos u shqetësoni pasi gjithçka do ta zgjidhni. Ndani problemet me miqtë.

Bricjapi

Kurrë nuk i keni nënvlerësuar aftësitë tuaja dhe me ndryshimin e pozicionit të diellit nesër do keni mundësinë t’ju tregoni të tjerëve sa special jeni. Jepuni meritat edhe të tjerëve.

Ujori

Nëse do të prisni për mundësinë më të mirë para se të bëni lëvizjen e duhur, ka gjasa të prisni gjithë jetën. Bëni çfarë mundeni dhe me mjetet që keni në dorë.

Peshqit

Disa prej eksperiencave që keni përjetuar mund të mos i pëlqeni, por lajmi i mirë është se e ardhmja duket shumë më e mirë. Bëni gjithçka që jeta juaj të jetë më e gëzueshme.

Tags: horoskopi

të fundit

Horoskopi 29 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Gjate gjithë kësaj dite duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush…

10 hours ago

Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin

Hezbollahu po përdor gjithnjë e më shumë dronë me fibra optike kundër Izraelit, duke i kthyer ato në një nga…

10 hours ago

“Keni tentuar, por nuk e arrini dot”, Zogaj debaton me Klosin për kushtin e BE-së për të mos penguar drejtësinë

Analisti Preç Zogaj debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për…

10 hours ago

A e ka ende unazën Mateo? Pas zërave se është ndarë nga Brikena, reagon për herë të parë banori i BBVA5

Zërat për një krizë mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po shtohen dita-ditës në rrjetet…

10 hours ago

Vendimi i papritur/ Luka Modrić tërhiqet nga futbolli i luajtur pas Botërorit 2026

E ardhmja e një prej mesfushorëve më të mëdhenj të historisë moderne të futbollit duket se ka marrë një kthesë…

11 hours ago

Denoncimet për AKSH-in, Endri Meksi: Tentova të bëj biznes me Agasin, por nuk u realizua! Nuk më ka kërcënuar

Sipërmarrësi Endri Meksi, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për denoncimet e tij për dosjen AKSH-i. Meksi…

11 hours ago