Categories: lifestyle

Horoskopi 19 qershor 2021: Mësoni nëse do t’ju qeshë apo do t’ju qajë fati sot

Dashi

Dikush do të shprehë interes për ju këtë të shtunë 19 qershor, madje ka gjasa që të shprehë edhe ndjenjat. Është momenti i duhur për ata që janë në kërkim të dashurisë. Ndjehuni të lirë të flirtoni, por bëni kujdes të mos ndërhyni në marrëdhënien e dikujt. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen zhvillime.
Demi

Të lidhura

None found

Do të jeni i zhytur në mendime. Para se të nisni një marrëdhënie të re dashurie, përpiquni të qetësoheni emocionalisht, përndryshe do të përballeni me situata të papritura dhe do ta keni të vështirë të arrini ato që doni. Tregohuni të vëmendshëm gjatë bisedave këtë të shtunë.
Binjakët

Mos rrezikoni duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Përpiquni të zgjidhni mënyra më të lehta për të vepruar, për të qenë më të sigurt. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar marrëveshje apo për të bërë reforma në jetën personale.

Gaforrja

Kjo ditë premton të kalojë e qetë dhe lehtësisht. Ekziston mundësia të eliminoni një konflikt të vjetër, të krijoni raporte të reja me shefat ose të sheshoni problemet me partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të eksperimentojnë në dashuri. Nuk rekomandohen shakatë e tepruara.

Luani

Do të keni një gjendje të komplikuar emocionale. Dëshira për të realizuar diçka ekstremisht ambicioze do t’ju shfaqet sërish. Ka gjasa që një prej familjarëve tuaj të kërkojë vëmendje të veçantë për shkak të një drame që ka përjetuar.

Virgjëresha

Mos lejoni zilinë dhe ashpërsinë t’ju udhëheqë. Mësoni të kënaqeni me suksesin e të dashurve tuaj. Përndryshe rrezikoni të mbylleni në vetvete. Përpiquni të ndihmoni të rinjtë që mund të vijnë në punën tuaj. Këshillojini dhe tregohuni tolerant ndaj tyre.

Peshorja

Nuk do të jeni të ekuilibruar emocionalisht gjatë kësaj dite. Skandalet dhe problemet nuk përjashtohen. Flisni me mikun tuaj të ngushtë për t’u ndjerë më mirë dhe rekomandohet të ushtroheni fizikisht, pasi do të ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

Akrepi

Planet do t’ju ndryshojnë disa herë gjatë ditës. Para se të premtoni për të përmbushur kërkesat e dikujt, mendoni për pasojat. Megjithatë, rekomandohet t’i mbroni interesat e tyre. Mos lejoni dikë pranë jush t’ju përdorë për të arritur qëllimet e tyre.

Shigjetari

Rrezikoni të harroni një premtim që i keni bërë vetes. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, pasi mund t’u ktheheni zakoneve të vjetra. Parashikohet sukses në anën profesionale, por duhet të tregoheni shumë vigjilentë gjatë zhvillimeve në punë.

Bricjapi

Tregohuni vetvetja, përpiquni të realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Mos jepni përgjigje standarde dhe mos flisni vetëm për motin. Ekziston mundësia të tërhiqni vëmendjen e personi që ju pëlqeni. Do ta keni mjaft të nevojshme të këshilloheni me familjarët tuaj.

Ujori

Ka gjasa të mos ndiheni komod, mbi të gjitha në sferën profesionale. Do t’ju duhet të komunikoni me një koleg, të cilin nuk e keni pëlqyer asnjëherë. Ndërsa sa i përket anës personale, gjithçka duket në rregull.

Peshqit

Ekziston mundësia të nisni një aventurë, e cila rrezikon të mos ketë sukses. Bëni shumë kujdes nëse ndërmerrni një hap të tillë dhe mos u bazoni vetëm te fati. Rekomandohen shëtitje të gjata dhe joga. Mund të takoni dikë rastësisht, çfarë do t’ju lumturojë pamasë.

Tags: horoskop

të fundit

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku me reagim të fortë pêr situatën e fundit në Ferma VIP

Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet…

5 minutes ago

Djali i themeluesit të “Mango”-s, i dyshuar për vdekjen e babait miliarder

Një zhvillim i papritur ka rikthyer në qendër të vëmendjes vdekjen e biznesmenit të njohur spanjoll Isak Andic, themeluesit të…

5 minutes ago

Aksident në aksin Fier-Roskovec, makina përplaset me motorin, mbete i lënduar drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Fier-Roskovec, pranë fshatit Kumam. Bëhet me dije se një mjet tip…

10 minutes ago

“O Zhak mos i hy Mozës në hak”, kushëriri i Mimoza Ahmetit komenton përplasjen në “Ferma VIP”

Kushëriri i poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka komentuar së fundmi rrugëtimin e saj në reality show,…

41 minutes ago

Autostrada Tiranë-Elbasan e bllokuar prej orësh, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh nga tuneli deri në Bradashesh

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan, ku prej më shumë se dy orësh ka trafik të rënduar dhe radhë të gjatë mjetesh që…

58 minutes ago

Plagosja në Kurbin/ Policia jep detaje: Dy persona tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales, njëri në kërkim për vrasje

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Kurbin. Blutë bëjnë me dije se dy personat tentuan të përplasnin me…

1 hour ago