lifestyle

Horoskopi 14 Mars 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi

Jeni duke jetuar një moment rënie, ku jeni të pavendosur lidhur me projektet dhe propozimet e reja. Nuk arrini që të kuptoni se cila situatë mund të jetë më e favorshme për ju dhe kjo gjë bën që të humbni kohë. Ndonjë zgjidhje më shumë, mund të ofrohet në fundjavë.

Të lidhura

None found

Demi

Lodhja do të ndihet gjatë kësaj të premteje. Zakonisht jeni ju që i mbushni me energji të tjerët, por kësaj radhe do të kërkoni ndihmën e tyre. Pa diskutim ky nuk është momenti për tu përplasur fortë në familje ose në raportin në çift. Këshillohet që debatet e ndezura ti shtyni për një moment tjetër.

Binjakët

Pasioni është një element thelbësor për të qenë mirë. Për këtë arsye kush është vetëm apo ka përjetuar një krizë, duhet të mendojë për rëndësinë që kërkon një raport dashurie. Venusi do të ketë ndikim tranzit pozitiv në shenjën tuaj, duke përmirësuar fushën e ndjenjave dhe duke stimuluar takimet e reja.

Gaforrja

Parashikohet një fundjavë pozitive, siç e dëshironit, duke qenë se jeni ndjerë të lodhur, nervoz dhe të pakënaqur në dashuri. Shumë prej jush shpesh janë përqendruar në punë, kur në fakt fusha e ndjenjave ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Kush ka ndërprerë një histori dashurie, mund të pendohet.

Luani

Pranvera nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ju, sidomos në sferën sentimentale. Keni pasur tensione në historitë e lindura së fundmi, por edhe lidhjet afatgjata nuk bëjnë përjashtim. Dikush ka zëvendësuar një dashuri të së kaluarës, por tashmë do të pendohet. Fundjava do ju ofrojë mundësinë për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtetë në dashuri.

Virgjëresha

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, për shkak se mund të lindin pakënaqësi dhe keqkuptime. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy lidhjeve, ose keni pranë një person që nuk është shumë i ekuilibruar, është shumë e kollajtë që të përfundoni në konfrontime.

Peshorja

Parashikohet një ditë interesante dhe mjaft pozitive, ku dashuria do të ketë vëmendjen kryesore. Shumë prej jush kanë kaluar kriza të forta, por situata do të përmirësohet. Yjet favorizojnë udhëtimet dhe takimet.

Akrepi

E premtja do të jetë e mbushur me shumë gjëra për të bërë, dhe për pasojë do të ketë edhe tensione. Do të hasni në ngadalësime lidhur me projekte të punës. Vetëm të dielën Venusi do të largohet nga shenja juaj, duke përmirësuar situatën. Për momentin këshillohet që të mos lodheni shumë.

Shigjetari

Më në fund do të kaloni disa momente relaksi, duke rigjetur energjinë tuaj. Nëse dikush ka tentuar që të përfitojë prej jush do të dini si të përgjigjeni, shkruan noa.al. Në dashuri mund të jeni viktimë e një pishmani.

Bricjapi

Keni kaluar ditë jo shumë të mira, të mbushura me dyshime të forta, por gjërat do të ndryshojnë pozitivisht, ku do të kuptoni se çfarë është më mirë të bëni. Puna do të jetë problem, ku do të përballeni me situata të vështira për tu menaxhuar. Dashuritë e konsoliduara do të vijojnë, ndërsa ata që janë vetëm, mund të kenë një njohje interesante.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft negative, ku shumë prej jush do të kenë një situatë stresuese, ndoshta për shkak të jetës së tyre. Takimet nuk do të jenë aspak të kënaqshme, ku do të ketë tensione familjare në shumë raste. Rikuperimi në dashuri, do të nisë që nga e diela.

Peshqit

Do të tregoheni tejet indiferent ndaj kujtdo që do të tentojë që t’iu thotë se çfarë duhet të bëni. Ju pëlqen që të veproni vetëm në mënyrë të pavarur duke i besuar intuitës, e cila zakonisht nuk iu tradhton. Dashuria mund të përballet me disa momente krize. U bënë disa muaj që ndryshoni sjellje me partnerin/en, ndaj ju duhet durim.

Tags: horoskopi

të fundit

Spitali modular i Kumanovës do të përdoret për mjekësi fizike dhe rehabilitim

Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…

3 seconds ago

Alarm zjarri në fluturimin Barcelona-Venecia, studenti që përdori cigare elektronike rrezikon gjobë mbi 2 mijë euro

Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…

2 minutes ago

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës, kërkohet pushimi i një akuze ndaj Nikoll Radaçit; seanca tjetër më 16 nëntor

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…

4 minutes ago

Lausanne-Sport bllokon mundësinë e Edion Dërgutit për prova te Sevilla

Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…

8 minutes ago

Motra e gjeti prezantuesen Rabia Ahsan të gjakosur pas të shtënave në banesë, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…

20 minutes ago

Inteligjenca artificiale mund të zhdukë 800 mijë vende pune në Gjermani brenda 15 viteve: “Askush nuk është imun

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…

20 minutes ago