lifestyle

Horoskopi 13 Korrik 2024, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Jeni të lodhur dhe të shpërqendruar dhe për këtë arsye nuk do të jeni në ritmin e duhur në vendin e punës. Lini mënjanë gjithë ato projekte që nuk ju interesojnë dhe mundohuni të fokusoheni vetëm në çështjet më urgjente.

Demi

Duhet të shikoni me më shumë kujdes disa çështje që i keni lënë pezull prej kohësh, sidomos nëse keni marrë përsipër përgjegjësi të reja. Nuk duhet të lini që t’iu ikë nga duart kjo mundësi, ndaj mos e kurseni ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj.

Binjakët

Ky është një moment shumë i mirë për tu rikthyer në lojë, pa humbur kohë me diskutime të kota. Kjo ditë do ju gjejë më të vendosur përballë ballafaqimeve që do të keni me kolegë apo familjarë.

Gaforrja

Merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe familjen tuaj, pasi ky është një moment shumë i mirë për të rigjetur harmoninë dhe stabilitetin në marrëdhëniet ndërpersonale. Në vendin e punës do të ketë ndryshime të rëndësishme lidhur me disa projekte, por mundohuni të mos jeni shumë të nxituar.

Luani

Do të keni mundësi të viheni në provë lidhur me një projekt të pazakontë, i cili do ju lejojë që të vlerësoni më mirë disa aftësi tuajat, të cilat i keni mbajtur të fshehura. Në dashuri duhet të jeni pozitiv dhe do të shpërbleheni.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme, për të planifikuar një udhëtim të ri, apo për të bërë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën tuaj profesionale. Në mbrëmje do të jeni më të relaksuar dhe romantik.

Peshorja

Nëse keni vështirësi në realizimin e një projekti, kërkoni ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj. Mos jini shumë krenar, pasi nga ballafaqimi mund të merrni stimuj mjaft interesant, për të gjetur zgjidhje të reja. Një takim i papritur do ju bëjë mjaft euforik.

Akrepi

Do të keni të gjithë energjitë që ju duhen për të arritur një objektivin tuaj. Nëse bëhet fjalë për punën, mund të mbyllni një negociatë mjaft të rëndësishme për karrierën tuaj. Ndërsa nëse bëhet fjalë për dashurin, më në fund do të keni mundësi të bëni për vete një person për të cilin ju rreh zemra.

Shigjetari

Nëse keni dyshime në dashuri, duhet të nisni të flisni hapur me partnerin/en tuaj, pa krijuar tensione dhe polemika të kota. Nëse nuk ndiheni të kënaqur, duhet të rishihni ndjenjat, pasi janë baza e lidhjes tuaj.

Bricjapi

Mundohuni ta kaloni këtë fundjavë në qetësi të plotë, pasi jeni shumë të ngarkuar me stres dhe lodhje. Nëse nuk pushoni sa duhet do të jeni gjatë gjithë kohës nervoz dhe kjo gjë mund të shfryhet tek personat që doni.

Ujori

Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante për të rigjetur stabilitetin në raportet ndërpersonale, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të zënë me punë. Këshillohet që të bëni më shumë kujdes, sa i takon çështjeve ekonomike.

Peshqit

Kjo është një ditë e cila do ju shohë mjaft të menduar dhe melankolik. Ka disa çështje të së kaluarës të cilat do të rishfaqen sërish dhe ju duhet të keni kurajo që ti përballoni siç duhet. Përmirësim shpesh do të thotë ndryshim, ndaj mos kini frikë të hidhini një hap më shumë.

Tags: horoskop

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

2 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

2 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

2 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

3 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

3 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

3 hours ago