lifestyle

Historia frymëzuese e shkencëtares shqiptare, hapi laborator në SHBA për studimin dhe trajtimin e kancerit

Dr. Eneida Toska është larguar drejt SHBA-së që kur ishte 15 vjeç dhe ka kryer studimet e larta atje për mjekësi. Pasi kreu doktoraturën, ajo i është përkushtuar laboratorit të saj. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Eneida rrëfeu se si arriti të hapte “Toska Lab” në Universitetin Johns Hopkins.

Pas një trajnimi që zgjati shtatë vjet, Eneida triumfoi mes 5 për qind të njerëzve që fituan të drejtën për të hapur një laborator. Tani, ajo punon me shumë shkencëtarë të fushave të ndryshme, të cilët studiojnë dhe eksplorojnë përmes kërkimit dhe inovacionit në epigjenetikën dhe terapitë e reja të kancerit.

Të lidhura

None found

“Ishte koha kur gjatë Covid-19 kur John Hopkins kishte një nam të madh. Isha midis Harvard, Cambridge dhe Hopkins dhe zgjodha këtë të fundit si një nga shkollat më të vjetra mjekësore por dhe se është një kulturë e mirë e njerëzve këtu.”, tha ajo se pse zgjodhi Universitetin John Hopkins.

Teksa po fliste për trajtimet ndaj kancerit, ajo rrëfeu se falë studimeve, tani vdekshmëria e llojeve të kancerit është ulur me 25 % ndërsa sa i përket kancerit të gjirit është ulur me 45 %. E pyetur nëse do të hapë një laborator në Shqipëri, ajo tha se është e pamundur pasi duhet bashkëpunim me shkencëtarët.

“Sa fillova trajnimin tim pamë se disa tumore ishin estrogjen pozitiv, kur përdorej ilaçet kundra estrogjenit rrisnin një proteinë tjetër që shumonte tumorin. Por kur kombinonim të dy kurat, tumoret vdisnin. Këtë e aplikuam te pacientët e fazës së parë, të dytë dhe të tretë.

Dhe tani kjo kurë dyfish kundra këtij gjeni u aprovua në Amerikë në 2019, dhe në 2020 u aprovua në Evropë.“, tha Dr. Eneida.

të fundit

Bellingham i jep përgjigje golit spektakolar të Schjelderup, 1-1 pas pjesës së parë

Norvegjia dhe Anglia kanë shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1, pas një pjese të parë shumë interesante në…

53 minutes ago

Heavy traffic at Qafë-Thanë, citizens face kilometer-long queues

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

55 minutes ago

Dua Lipa Speaks for the First Time About the Protests in Albania

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të…

56 minutes ago

Two cars crash on the Elbasan–Librazhd stretch, one woman remains trapped in the vehicle

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

56 minutes ago

Nga fishkëllimat te lotët e krenarisë, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës

Kur gjyqtari sinjalizoi fundin e dramës me Kolumbinë dhe Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës pas ekzekutimit…

59 minutes ago

Fluks i lartë mjetesh në Qafë-Thanë, qytetarët përballen me radhë kilometrike

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

1 hour ago