lifestyle

Hëna e re në Akrep, priten ndryshime, Meri Shehu: Javë shumë e rëndësishme, shenja që duhet të përgatitet

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar astrologia e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Meri Shehu. Ajo është shprehur që kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme, pasi do të kemi hënën e re në Akrep.

Astrologia tregon se hëna e re në Akrep do të sjellë fillime të reja dhe ndryshime pozitive në jetën tonë.

Meri Shehu: Është një javë shumë e rëndësishme sepse sot kemi hënën e re, data 13, në Akrep.

Rudina Magjistari: Sot fillon hëna e re?

Meri Shehu: Po, është hëna e re në Akrep.

Rudina Magjistari: Dhe çfarë do të thotë kjo?

Meri Shehu: Fillime të reja, të mbara, pozitive, ndryshime mbi të gjitha, por edhe surpiza. Sepse hëna e re në Akrep përballet me Uranin në Dem dhe është si të themi… Ndryshojnë të ndryshuarat. Pra, ato çfarë kemi ndryshuar, shkojmë dhe i ndryshojmë prapë ose vjen një mundësi për të ndryshuar dhe për t’u rigjeneruar përsëri. Do thoni ju: ‘A janë të mira ndryshimet’? Çdo ndryshim është i mirë. Mjafton që mos të na gjejë të befasuar, të surprizuar ose ne të kishim një forcë instinktive brenda për t’u parapërgatitur ose për ta dashur këtë ndryshim. Akrepi lidhet shumë me çështjet ekonomike, kështu që këto ndryshime mund të vijnë edhe në këtë aspekt, por edhe me ndryshime të thella brenda nesh, për të kapur e për të kuptuar ndryshimet jashtë nesh.

Tags: meri shehu

të fundit

BIRN: U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe…

15 minutes ago

Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?

India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh,…

40 minutes ago

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare…

1 hour ago

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, flet nëna: Hallat e saj duhet të jenë në burg!

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…

1 hour ago

Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me…

2 hours ago

Horoskopi 30 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…

10 hours ago