lifestyle

“Hani perime nëse doni të jetoni më gjatë”, studimi i fundit sapo “rrëzoi” këtë mit

Konsumi i përditshëm i perimeve gjithmonë, të paktën në dekadat e fundit, është lidhur me një jetë të shëndetshme, si një praktikë e mirë, pothuajse një mburojë kundër sëmundjeve të ndryshme që paraqiten veçanërisht pas një moshe të caktuar.

Por sipas një studimi 12-vjeçar të një prej universiteteve më prestigjioze në botë Oksfordi, konsumimi i perimeve nuk duket sikur sjellë përfitime domethënëse kundrejt të tjerëve. Ose të paktën, jo si faktor dominues.

Të lidhura

None found

Studimi ka përshirë pothuajse 400 mijë britanikë të një moshe mesatare rreth 56 vjeç. Pjesëmarrësve i është kërkuar sasia e perimeve të konsumuara, të freskëta dhe të ziera dhe më pas të dhënat janë ballafaquar me sëmundjet kardiake të shfaqura ndër vite.

Në 12 vitet e studimit, rreth 18 mijë persona të kampionit total kanë pësuar sëmundje kardiake të rënda, si infarkt ose iktus. Rezultatet ishin disi befasuese.

Grupi që konsumonte sasi më të mëdha perimesh të freskëta, kishte 15% më pak mundësi për t’u sëmurur nga grupi që i konsumonin pak ose aspak.

Por ndërkohë, grupi i atyre që konsumonin në përditshmëri perime të ziera kishte diferenca të papërfillshme me ato që i konsumonin më pak.

Jo vetëm, por edhe avantazhi që kishin konsumatorë të perimeve të freskëta zvogëlohej shumë kur merreshin parasysh edhe faktorë si pasuria, stili i jetesës dhe të tjerë.

Top Albania Radio shkruan se sipas studiuesve, studimi tregon se lidhja e vërtetë e konsumimit të perimeve me shëndetin vjen nga fakti që personat që përdorin perime në ditën e tyre kanë një vëmendje më të madhe për mirëqenien e tyre fizike edhe në dinamikat e tjera të përditshmërisë.

Vetë autorët e studimit, pohojnë gjithsesi se një dietë e ekuilibruar dhe një peshë e kontrolluar mbetet një pjesë e rëndësishme e shëndetit dhe kufizimin e disa sëmundjeve të rënda.

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e ‘zhveshin’ organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtatim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor. Mësoni vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës./Tch

të fundit

Barcelona hap negociatat për rinovimin e Raphinhas, Deco zhvillon takim me sulmuesin brazilian

Barcelona ka nisur kontaktet e para për rinovimin e kontratës së Raphinhas, ndërsa drejtori sportiv i klubit, Deco, ka zhvilluar…

32 minutes ago

Pse disa njerëz nuk e ndryshojnë fotografinë e profilit për vite me radhë? 5 shpjegime të mundshme

Nga mënyra si e shihni veten dhe zakoni, deri te privatësia – e njëjta fotografi nuk tregon domosdoshmërisht atë që…

36 minutes ago

Japan records historic milestone as more than 100,000 people reach at least 100 years of age

Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për…

39 minutes ago

Horoskopi 16 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme.…

39 minutes ago

From Kosovo to The Hague, Albanians await the Special Court’s ruling on KLA leaders

Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve…

39 minutes ago

Edi Rama is expected to travel to the US on September 20; planned meetings revealed

Kryeministri Edi Rama pritet të niset më 20 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetarit të Top Channel,…

40 minutes ago