lifestyle

Habit modelja e njohur: Më kanë rrëmbyer UFO-t

Jo Wood është modelja 68-vjeçare, e cila ka qenë e martuar me kitaristin e Rolling Stones, Ronnie Wood, dhe sipas një interviste që ka dhënë në gazetat e Britanisë së Madhe, ajo beson se ekzistojnë alienët dhe UFO-t dhe madje mendon se mund të jetë rrëmbyer nga jashtëtokësorë në të kaluarën.

Nuk do të habitesha nëse do të isha rrëmbyer nga alienët, por do të më kishin fshirë kujtesën. Unë shpesh shikoj ëndrra që unë të notoj dhe të fluturoj vetëm dhe të shkoj gjithnjë e më lart. Ndoshta më kanë rrëmbyer dhe më kanë transportuar.

Të lidhura

None found

Sipas deklaratës së saj, Wood beson se shikimi i saj i parë për jashtëtokësorë ishte në Brazil kur Ronnie dhe ajo ishin për vizitë dhe papritmas ajo u alarmua nga rockeri i famshëm i cili bërtiti, ‘Ejani dhe shikoni, ka diçka në qiell!’ Në lidhje me këtë situatë Jo tregoi:

Mbi det, kishte një gjë me drita që reflektonte nga uji. U ngjit lart, shkoi djathtas dhe qëlloi në qiell me shpejtësi të jashtëzakonshme. Isha duke menduar ‘Sapo pashë një UFO!’ Kjo më bëri të fiksuar pas gjithçkaje rreth alienëve.

Papritur kuptova se nuk jemi vetëm. Mendoj se ka njerëz të mirë dhe të këqij. Njerëzit e mirë pëlqejnë të shikojnë planetin Tokë sepse është shumë i bukur. Pastaj janë njerëzit e këqij dhe kush e di se çfarë duan të bëjnë me ne.

Megjithëse Jo dhe Ronie janë divorcuar për gati 15 vjet, të dy kanë mbajtur raporte të mira pavarësisht se ajo e la atë pasi ai e tradhtoi me kamarieren ukrainase 20-vjeçare Ekaterina Ivanova.

të fundit

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe la në fuqi masën masën e sigurisë “pezullim nga…

28 seconds ago

Pezullimi i bisedimeve me LVV-në nga Abdixhiku, pasojat e mundshme

Vendimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për pezullimin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e…

49 seconds ago

Leonora Jakupi kujton babanë dëshmor: Sa mall kam për ty, krenaria jonë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka prekur ndjekësit me disa postime emocionale në rrjetet sociale, në përkujtim të babait të…

2 minutes ago

Kuvendi miraton nismat për bujqësinë, Braçe voton kundër një projektligji dhe opozita bojkoton votimet

Disa projektligje që prekin sektorin e bujqësisë morën miratimin e Kuvendit në një seancë ku opozita nuk u përfshi në…

8 minutes ago

Gjykata Administrative rrëzon pezullimin e Dorina Hoxhës dhe e rikthen në detyrë

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar pezullimin e saj.…

10 minutes ago

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari/ Gjykata e Apelit lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vendosur të mos pranojë ankimin e regjisorit Petri Bozo, duke e lënë…

19 minutes ago