Jo Wood është modelja 68-vjeçare, e cila ka qenë e martuar me kitaristin e Rolling Stones, Ronnie Wood, dhe sipas një interviste që ka dhënë në gazetat e Britanisë së Madhe, ajo beson se ekzistojnë alienët dhe UFO-t dhe madje mendon se mund të jetë rrëmbyer nga jashtëtokësorë në të kaluarën.
Nuk do të habitesha nëse do të isha rrëmbyer nga alienët, por do të më kishin fshirë kujtesën. Unë shpesh shikoj ëndrra që unë të notoj dhe të fluturoj vetëm dhe të shkoj gjithnjë e më lart. Ndoshta më kanë rrëmbyer dhe më kanë transportuar.
Sipas deklaratës së saj, Wood beson se shikimi i saj i parë për jashtëtokësorë ishte në Brazil kur Ronnie dhe ajo ishin për vizitë dhe papritmas ajo u alarmua nga rockeri i famshëm i cili bërtiti, ‘Ejani dhe shikoni, ka diçka në qiell!’ Në lidhje me këtë situatë Jo tregoi:
Mbi det, kishte një gjë me drita që reflektonte nga uji. U ngjit lart, shkoi djathtas dhe qëlloi në qiell me shpejtësi të jashtëzakonshme. Isha duke menduar ‘Sapo pashë një UFO!’ Kjo më bëri të fiksuar pas gjithçkaje rreth alienëve.
Papritur kuptova se nuk jemi vetëm. Mendoj se ka njerëz të mirë dhe të këqij. Njerëzit e mirë pëlqejnë të shikojnë planetin Tokë sepse është shumë i bukur. Pastaj janë njerëzit e këqij dhe kush e di se çfarë duan të bëjnë me ne.
Megjithëse Jo dhe Ronie janë divorcuar për gati 15 vjet, të dy kanë mbajtur raporte të mira pavarësisht se ajo e la atë pasi ai e tradhtoi me kamarieren ukrainase 20-vjeçare Ekaterina Ivanova.
Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni…
Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë…
Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në…
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit…
Forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e fundit mbi Gazën gjatë…
Reperi i njohur Fero ka ndezur sërish mediat rozë, këtë herë për një krizë të mundshme në jetën e tij…