Çdo grua pëlqen një lloj burri të ndryshëm. Disa tërhiqen nga inteligjentët, të tjera nga romantikët apo nga meshkujt me tipare të egra dhe burrërore. Kjo e fundit ndodh sepse, ato ndihen më të sigurta pranë tij ose sepse për ta ai është mishërimi i gjinisë mashkullore dhe ndihen më femërore pranë tij. Ja për cilat vajza të zodiakut bëhet fjalë.
Gaforrja
None found
Vajza e shenjës Gaforre tërhiqet nga meshkujt dinamikë. Ajo kërkon tek partneri elemente që i mungojnë vetë karakterit të saj. Fakti që tjetri ka grusht, dinamizëm dhe është “i forti” i çështjes, e bën atë ta dëshirojë edhe më shumë. Pranë tij ajo ndjen një ndjenjë sigurie. Ajo mendon se mashkulli me tipare brutale do ta mbrojë dhe do të bëjë gjithçka për të.
Peshorja
Vajza e shenjës së Peshores është gjithashtu shumë e tërhequr nga burrat e egër. Për shkak se ajo është shpirti romantik, i ndjeshëm dhe i ëmbël, ajo dëshiron që mashkulli të jetë pikërisht e kundërta dhe të kompensojë gjithçka që i mungon. Një burrë me tipare brutale e bën të ndiejë se në duart e tij, ajo do të jetë e sigurt. Ai do të jetë lider në marrëdhënie dhe ajo do ta ndjekë me besnikëri dhe pa ankesa.
Peshqit
Femrat e shenjës së Peshqve ndihen si princeshat e përrallave që presin princin mbi kalin e bardhë për t’i shpëtuar. Dhe sigurisht ky princ nuk është një djalë i butë. Ai është luftëtari i patrembur me uniformën e ndritshme dhe stilin e djaloshit të ashpër që mund të përballet me çdo rrezik dhe çdo “përbindësh”. Pra, për shkak se femra e kësaj shenje është e qetë, romantike dhe shumë emocionale, ajo çmendet pas burrave me tipare brutale që kanë të gjitha elementet që i mungojnë. Dhe kështu balancohet marrëdhënia.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…