Pamja e një gjuhe të bardhë para pasqyrës mund të duket e frikshme, por kjo gjendje është e zakonshme. Nëse dhe ju keni pasur ndonjëherë gjuhë me ngjyrë të bardhë ose njolla të bardha apo të çara, atëherë mos u shqetësoni.
Megjithëse në raste shumë të rralla, kjo simptomë mund të paralajmërojë një gjendje serioze, infeksion ose kancer i hershëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kontrolloni simptomat tuaja dhe nëse e bardha nuk largohet për dy javë, bëni mirë të telefononi mjekun.
Por pse bëhet gjuha e bardhë dhe si ta trajtoni?
Kjo lidhet më së shumti me higjienën e gojës. Gjuha juaj mund të kthehet në të bardha kur gungat e vogla (papillae) që janë në rresht, fryhen dhe bëhen të përflakura.
Bakteret, kërpudhat, papastërtitë, ushqimi dhe qelizat e ngordhura mund të futen mes papillae-ve të hapura. Mbetjet e mbledhura aty mund ta bëjnë gjuhën e bardhë.
Gjuha e bardhë shkaktohet edhe nga: larja e paktë e gojës, goja e thatë, dehidratimi, kur hani ushqim të butë, kur acarohet, për shembull nga skajet e prehtë të dhëmbëve, ose sendet dentare, nga temperatura, pirja e alkoolit dhe duhanit etj.
Gjuha e bardhë mund të tregojë edhe se mund të vuani nga ndonjë sëmundje e rëndë si:
Lichen planus oral: Një problem me sistemin tuaj imunitar bën që të çara të bardha të formohen në gojë dhe gjuhë. Së bashku me gjuhën e bardhë, mishrat e dhëmbëve mund të jenë lënduar.
Mund të tregojë se vuani nga një infeksion i gojës i shkaktuar nga Candida. Ky infeksion shfaqet nëse keni, diabet, sistem imunitar të dobët të shkaktuar nga HIV ose SIDA, mungesë hekuri, ose vitamine B.
Sifilizi: Ky infeksion i transmetueshëm përmes marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë plagë në gojën tuaj. Nëse sifilizi nuk mjekohet, copa të bardha të quajtura leukoplakia sifilitike mund të formohen në gjuhën tuaj.
Trajtimi!
Gjuha e bardhë mund të mos ketë nevojë për trajtim.
Por nëse doni ta largoni, merrni një furçë dhe butë dhëmbësh dhe pastrojeni me atë, ngadalë dhe lehtë. Gjithashtu pini më shumë ujë për të larguar bakteret.
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…
Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…
Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…
Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës,…