Kirurgu kardiovaskular në Spitalin Hygeia, Bledar Hodo ka folur venoze.Ai është ndalur te problematika më e përhapur që janë variçet.
Hodo ka treguar si krijohen dhe si shfaqen ato, duke bërë thirrje që të gjithë të drejtohen te mjeku.
None found
“Sistemi venoze është një nga sistemet që mbledh gjakun nga periferia e organeve të trupit dhe e çon drejt zemrës.
Dy problematikat që ndodhin në sistemin fenoz: E para është variçet, që të gjithë e dimë sepse pothuajse një pjesë e madhe kemi nga këto probleme, sepse në shoqëri rreth 30% e njërzve janë të prekur nga variçet dhe sidomos femrat. Kur sistemi venoz, pra venat fillojnë e zgjerohen dhe nxjerrin gjakun. Me kalimin e kohës ka të bëjë mosha, mënyra e jetesës, të qendruarit në këmbë, gjenetika, sëmundje të tjera ndikojnë pasi këto vena të zgjerohen dhe duke u zgjeruar prishet struktura e tyre. Kjo venë sa vjen e zgjeron dhe pacienti sa vjen e mund të ndjejë dhimbje, mund të ndjejë ngërçe apo natën ndodh shpeshherë. Pastaj mund të ndodhin trompoza te këto zona që janë të prekura nga variçet”, tha ndër të tjera mjeku.
Ai shpjegoi se është mirë që të këtë një kontroll të imtësishëm nga mjeku, për tu njohur më dëmtimet kryesore, pasi nëse kapet që në fazat e para sipas tij është mundësia që të parandalohet përkeqësimi i situatës.
“Është problem kur qëndrojmë në këmbë për një kohë të gjatë. Ndërsa aktiviteti sportiv është i nevojshëm. Në momentin që një qytetar është i rrezikuar nga venat varikoze duhet të këshillohet për aktivitetin sportiv pasi është me shumë rëndësi që t’i kenë në kontroll.
Teknika me djegie, ka disa parametra kur aplikohet , pra jo çdo pacient që ka dëshirë mund ta aplikojë. Janë disa raste me venë varikoze të zgjeruara dhe jemi të detyruar të kthehemi në kirurgjinë klasike”, tha Hodo.
Gjatë bisedës në studio ai shpjegoi se në momentet e para që ndjejmë disa shqetësime, skuqje apo djegie… është mirë që pacientët t’i drejtohen mjekut, tha Hodo.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…