Spaghetti është padyshim ushqimi që preferohet nga të gjithë. Por sa dinë t’i gatuajnë siç duhet. Janë disa rregulla të paprekshme që duhen ndjekur kur i gatuani. Shefi italian Fabio Viviani jep udhëzime për gatimin e saktë dhe tregon dhe gabimin më të madh që njerëzit bëjnë.
“Gjëja më idiote që kam dëgjuar për gatimin e spaghett-it është se duhet të hedhim vaj ulliri në ujë që të mos ngjiten. Është gënjeshtër. Ajo që duhet të bëni është të jeni aty dhe t’i përzieni makaronat, gjë që i ndihmon të mos ngjiten.”, tha shefi italian.
None found
“Thjesht përzieni, mos u bëni dembel”, shton shefi i kuzhinës. Sa i përket kripës në makarona, ai theksoi: “Kripa është e mirë. Makaronave mund t’u hidhni kripë, me kusht që të mos i shoqëroni me salcë shumë pikante apo shumë të kripur.
Për shembull, nëse planifikoni të shtoni një salcë me katër djathëra, atëherë nuk keni nevojë për kripë shtesë, sepse salca në vetvete është shumë e kripur. Kripa është thelbësore për makaronat, por me masë”.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…