lifestyle

Gënjeshtrat që nuk duhet t’i thuash kurrë mjekut tuaj

Përballja me doktorin dashje pa dashje mund të ngjallë frikë.

Nuk është çështje uniforme por me prospektin e të pasurit një sëmundje a një problem shëndetësor.

Të lidhura

None found

Kjo frikë më pas e shtyn njeriun të gënjejë thuajse në mënyrë të pafajshme për simptomat e problemit që ka.

Mjeku zakonisht bën pyetje të thjeshta në lidhje me stilin e jetesës.

Ai mund të pyesë për përdorimin e lëngjeve të gazuara, alkolit apo edhe duhanit.

Kur vjen puna tek ky i fundit, njerëzit kanë tendencën të gënjejnë duke i pranuar doktorit një numër më të ulët cigaresh se e vërteta.

Më poshtë në këtë artikull do të gjeni listën e gënjeshtrave që nuk duhet t’i thoni kurrë mjekut në të mirë të shëndetit tuaj.

Mos Gënje Për Historikun e Ndërhyrjeve Kirurgjikale

Nëse në të shkuarën keni pasur një ndërhyrje kirurgjikale sado të parëndësishme, duhet t’ia pranoni mjekut.

Nëse ju keni probleme me stomakun, ama në të shkuarën keni hequr apendisitin, atëherë ju jeni automatikisht më të rrezikuar.

Historiku i ndërhyrjeve mund të nxjerrë në pah komplikacione që mund t’ju kanosen siç është anestezia.

Nga ana tjetër, ju nuk duhet të gënjeni as për moshën dhe historikun e familjes.

Ato janë faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e nevojës për një kolonoskopi, vaksinë gripi e të tjerë.

Mos Gënje Për Jetën Seksuale

Idea e të folurit me mjekun për jetën seksuale tingëllon e frikshme, megjithatë ajo është plotëisht e nevojshme.

Stili juaj I jetesës mund të rrisë rrezikun e shumë sëmundjeve, jo vetëm ato që transmetohen seksualisht por edhe ato të rrezikshmet siç është kanceri.

Mjekut duhet t’i thuash të vërtetën për çdo medikament, antibiotic, vitamina e suplemente që keni konsumuar, përfshirë këtu edhe dozat.

E vërteta në këtë rast mund të shmangë komplikacione të panevojshme e t’ju shpëtojë jetën.

Mos Gënje Për Aktivitetin Fizik

Një nga pyetjet që bëjnë mjekët ka të bëjë me aktivitetin fizik. Ka njerëz që gënjejnë natyrshëm mjekun dhe veten kur pretendojnë se kryejnë aktivitet fizik kur në të vërtetë qëndrojnë shtrirë shumicën e kohës.

Njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Mos kini frikë, mjeku nuk do ju paragjykojë.

Nëse vuani shpesh nga dhimbje stomaku apo koke, duhet t’i tregoni mjekut.

Një informacion i tillë do ta ndihmojë atë që të bëjë një diagnostikim më të mirë të problemit që mund të keni.

Mos Gënje Për Higjenën e Gojës

Në rastin e dentistit, gënjeshtra i ka këmbët shumë të shkurtra, ose dhëmbët të palara.

Dentistit nuk është nevoja t’i gënjeni për larjen e dhëmbëve. Ai do ta dallojë atë menjëherë.

Kini parasysh që shëndeti i gojës ka ndikim të fortë në shumë aspekte të shëndetit të organizmit.

Nëse Nuk e Kupton Mjekun, Thuaja!

Është e vërtetë që mjekët shpesh flasin me terma të pakuptueshëm shkencorë për popullatën e gjërë.

Nëse ju nuk e kuptoni gjuhën e tij gjatë diagnostikimit, mos tundni kokën kot por thuajani doktorit në sy që nuk po e kuptoni.

Mos harroni, e vërteta është e shëndetshme dhe jetësore.

të fundit

Gazment Bardhi: Tirana është mbuluar nga mbeturinat, ndërsa qytetarët paguajnë për një incenerator që nuk ekziston

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar qeverinë…

15 seconds ago

North Macedonia’s government distances itself from Dalibor Kitanoviq’s statement glorifying Mladić

Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, duke theksuar se ai është personal dhe i papranueshëm.Nga Qeveria thonë se…

1 minute ago

Morini Sees Heavy Traffic as More Than 52,000 Kosovo Nationals Enter Albania Within 24 Hours

Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit…

2 minutes ago

Lladrovci Calls on Citizens to Join September 12 March: United for Freedom and the KLA

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e  12 shtatorit që mbahet në sheshin “Skënderbeu”…

2 minutes ago

OVL-UÇK: Honoring Ratko Mladić in Serbia is unacceptable

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me ceremoninë e varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për…

3 minutes ago

Feronikeli ’74 kërkon fitoren e parë, Malisheva synon të vijojë me rezultate pozitive

Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Albi Mall…

12 minutes ago