Zona gjenitale është veçanërisht e ndjeshme dhe e prirur ndaj acarimeve dhe infeksioneve, ndaj duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje trajtimit të saj.
Prandaj, gabimet e rëndësishme që bëjmë në zgjedhjen e të brendshmeve ose në zakonet që lidhen me përdorimin e të brendshmeve, mund të kontribuojnë në shfaqjen e shqetësimit.
Shikoni më poshtë tre gabime të rëndësishme…
1. Shmangia e ndërrimit të të brendshmeve pas palestrës
Kërpudhat dhe bakteret lulëzojnë në mjedise të ngrohta, të lagështa dhe të errëta. Këto kushte mbizotërojnë në zonën gjenitale pas palestrës, ndaj ndërrimi i të brendshmeve është i domosdoshëm sa më shpejt që të jetë e mundur pas stërvitjes.
2. Zgjedhja e dobët e pëlhurës
Të brendshmet e pambukut janë zgjidhja më e mirë dhe më e sigurt. Një alternativë e mirë është mëndafshi. Të brendshmet duhet të jenë prej njërës prej këtyre dy pëlhurave, të paktën në pjesën që bie në kontakt të drejtpërdrejtë me organet gjenitale, pasi këto janë pëlhura që “marrin frymë” dhe parandalojnë rritjen e nivelit të lagështisë, krahasuar me ato sintetike.
3. Të brendshme shumë të ngushta
Të brendshmet e ngushta përkeqësojnë një infeksion tashmë ekzistues (p.sh. maja gjenitale) ose mund të favorizojnë rritjen e baktereve për faktin se nxit rritjen e temperaturës dhe lagështisë në nivel lokal.
Mesditën e sotme, një aksion i befasishëm po ndodh në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier, e cila…
Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Chelsea këtë merkato verore. Megjithatë, edhe pse deri më tani ishte përfolur…
Një nga mesfushorët më të mirë kroatë në histori, Ivan Rakitic, i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij të…
Rishikohet projektligji për energjinë elektrike. Ministria e energjisë dhe infrastrukturës, ka hedhur për konsultim draftin me të cilin synon të…
Ish-kryeministri i vendit njëkohësisht, kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të…
Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD),…