lifestyle

Fruti “ilaç” që mbron kujtesën dhe zvogëlon rrezikun e demencës

Molla mbron zemrën, rregullon sheqerin dhe kontribuon në humbjen e peshës.

Jo rastësisht ky frut konsiderohen si një “ilaç” natyral, pasi konsumimi i shpeshtë forcon mbrojtjen e organizmit dhe mbron nga sëmundjet kronike. Megjithatë, duket se mollët janë po aq të vlefshme për shëndetin e trurit.

Të lidhura

None found

Siç thekson Dr. Vincent Candrawinata, një shkencëtar ushqimor, studiues dhe nutricionist klinik, ka prova shkencore që konsumimi i rregullt i mollëve mund të përmirësojë kujtesën dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Por ku atribuohen këto përfitime të vlefshme? Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale të rëndësishme që lidhen me ruajtjen e kujtesës, si flavonoidet. Këta përbërës specifikë kanë veti antioksiduese dhe përveç mollëve, gjenden edhe te çokollata e zezë, manaferrat, çaji dhe vera.

Dr. Vincent Candraëinata përmendi një studim amerikan me 2800 pjesëmarrës me një moshë mesatare 50 vjeç, i cili zbuloi se ata që hanin ushqime më pak të pasura me flavonoidë, kishin dy deri në katër herë më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen e Alzheimerit dhe gjendjet e lidhura me to gjatë një periudhe 20-vjeçare. Flavonoidet janë komponime fenolike që gjenden në fruta të tilla si mollët dhe dardhat dhe perimet si lakra jeshile dhe spinaqi. Mund t’i gjeni edhe në çokollatë dhe verë! Këto komponime, kur absorbohen siç duhet, janë të dobishme për shëndetin tonë. “Studimet kanë treguar se marrja më e lartë dietike e flavonoideve dhe nënklasës së tyre, flavonoleve, mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të sëmundjes së Alzheimerit,” thekson ai.

Duke konsumuar më shumë ushqime të tilla bimore, trupi furnizohet me vitamina dhe minerale të rëndësishme që mbrojnë qelizat e trurit nga neurotoksiciteti, i cili mund të çojë në çrregullime të tilla neurodegjenerative.

“Neurotoksiciteti ndodh kur sistemi nervor i trupit është i ekspozuar ndaj substancave toksike natyrore ose të krijuara nga njeriu dhe ndryshon aktivitetin normal të sistemit nervor. Në fund të fundit kjo mund të çojë në ndërprerjen ose vdekjen e neuroneve të trurit”, shpjegon Dr. Candraëinata.

Megjithatë, mund të jetë edhe për shkak të faktorëve të tjerë.

“Neurotoksiciteti mund të ndodhë si rezultat i ekspozimit ndaj substancave të përdorura në kimioterapi, terapi rrezatimi, trajtime me ilaçe apo edhe ekspozimi ndaj metaleve të rënda si merkuri dhe disa aditivë ushqimorë, pesticide, industriale dhe tretës pastrues dhe kozmetikë”, vëren ai.

Nutricionisti klinik arrin në përfundimin se ndërsa nuk ka asnjë kurë apo edhe një shkak të njohur për sëmundjen e Alzheimerit, është e rëndësishme të përqendroheni në adoptimin e një stili jetese të shëndetshëm, si dieta dhe ushtrimet, për të reduktuar gjasat e zhvillimit të sëmundjes.

Tags: mollatruri

të fundit

Gary Neville ngre në piedestal Anglinë: Ndër paraqitjet më të mira që kam parë

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Gary Neville, ka mbushur me lëvdata ekipin e Thomas Tuchel pas fitores spektakolare 3-2 ndaj Meksikës, rezultat…

1 hour ago

Matthäus kërkon ndryshim të thellë te Gjermania: Kimmich duhet të mbetet pika e referimit

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka bërë thirrje për një rindërtim të Kombëtares së Gjermanisë pas eliminimit të hershëm…

2 hours ago

Belgjika i jep leksion SHBA-së, De Ketelaere udhëheq “Djajtë e Kuq” drejt çerekfinales

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 4-1…

3 hours ago

After Nadir Çausholli’s violence against his business partner, “Sky Tower” owner Vladimir Kosta reacts: In these circumstances, vigilante justice may occur…

Konflikti i djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, dhunoi biznesmenin Mirton Lika ka sjellë edhe reagimin…

4 hours ago

VIDEO/ Nadir Çausholli involved in physical altercation with Mirton Lika in the former Blloku area

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, i linjës së autobusëve “Green Line”, dhe taksive “Green Taxi”, është…

4 hours ago

Pas dhunës së Nadir Çaushollit ndaj ortakut të tij, reagon pronari i “Sky Tower”, Vladimir Kosta: Në këto rrethana, ndodh vetëgjyqësia….

Konflikti i djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, dhunoi biznesmenin Mirton Lika ka sjellë edhe reagimin…

4 hours ago