Gjetja e fondatinës ideale për lëkurën tuaj, mund të jetë më e vështirë nga se keni menduar? Nuk duhet të shqetësoheni vetëm për tonalitetin, por edhe për përmbajtjen, teksturën dhe ndjesinë që ju lë në lëkurë pas aplikimit.
Shumë vajza blejnë fondatinën e gabuar që jo vetëm nuk u përshtatet me ngjyrën e lëkurës, por edhe me llojin e kësaj të fundit.
5 truke si të kuptoni nëse po lyheni me kremin e duhur:
Ngjyra
Testi i provës së ngjyrës nuk bëhet as në zonën e faqeve as në ball e as në dorë, por në pjesën e qafës ! Mos u mundoni të merrni një ngjyrë më të errët nga lëkura juaj me shpresën se do të mbulpojë defektet pasi do të dukeni sikur keni vënë një maskë.
Shfaqja e puçrave
Fondatinat që në përbërje kanë shumë kimikate mund të shkaktojnë puçrra e irritim të lëkurës. Ju nuk keni si t’i njihini të gjitha kimikatet që gjenden në një shishe makeup-i, kjo sepse edhe fletat udhëzuese nuk janë shumë të detajuara, por ajo që duhet të bëni është të blini fondatina me bazë minerale nëse shihni që keni fytyrë të ndjeshme.
Nëse kremi pudër ju shkrin
Kjo është një tjetër shenjë që ju tregon se po lyheni me kremin e gabuar ! Fytyra juaj është e yndyrshme , ndaj duhet të përdorni fondatinat që janë kompakte dhe jo të lëngshme. Kjo lloj fytyre pranon dhe fondatinat mat e pa shkëlqim.
Nxjerrja në pah e vijave e rrudhave të lehta të fytyrës
Nëse fytyra juaj duket e thatë dhe jo e njëtrajtshme, sërisht po gaboni me formulën e fondatinës. Ajo që ju duhet është një krem pudër i lëngshëm dhe njëkohësisht të jetë hidratues.
Poret tuaja duket të mëdha
Ky është një problem i shumë vajzave e zgjidhja është aplikimi i primer-it përpara kremit pudër.
Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…
Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…
Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…
Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…