lifestyle

Flokët rikthehen natyralisht: Zbulimi revolucionar i Universitetit të Tajvanit

Shkencëtarët në Universitetin Kombëtar të Tajvanit kanë bërë një hap të madh drejt rigjenerimit të flokëve, duke zhvilluar një serum natyral që mund të rikthejë rritjen e flokëve brenda vetëm 20 ditësh gjatë testimeve laboratorike.

Trajtimi, i bazuar në acide yndyrore natyrale, aktivizon qelizat dhjamore nën lëkurën e kokës, të cilat lëshojnë përbërje që zgjojnë qelizat burimore të folikulave të flokëve. Me fjalë të tjera, serumit i jep “urdhër” folikulave të pushuara për të rifilluar rritjen e menjëhershme të flokëve nga vetë burimi.

Të lidhura

None found

Sipas studiuesve, ky është një ndryshim i madh nga trajtimet tradicionale për rënien e flokëve, që zakonisht bazohen në medikamente ose procedura invazive. Ky zbulim tregon fuqinë e shkencës rigjenerative dhe mund të hapë rrugën për metoda të sigurta dhe natyrale për rikthimin e flokëve.

Megjithatë, testimet në njerëz ende nuk kanë filluar. Ekspertët theksojnë se do të duhet të konfirmohen rezultatet përmes provave klinike të standardizuara, përpara se produkti të jetë i disponueshëm për publikun.

Ky zhvillim është pritur me shumë optimizëm në komunitetin shkencor, pasi ofron një perspektivë të re në trajtimin e rënies së flokëve dhe mbështet idenë se rigjenerimi i indeve mund të bëhet pa ndërhyrje të dhunshme, duke përdorur mekanizma natyralë të trupit.

të fundit

Brenda 24 orësh, 18 shoferë janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm

Kamerat e “Safe City” nuk tolerojnë vozitjet e pakujdesshme në trafik. Ata kanë kapur shtetasin serb, i cili në vendin…

2 minutes ago

Nga mungesa në ekip te rreziku i një pauze 5-mujore, skenari më i zi për yllin e Kombëtares

Anis Mehmeti, Armando Broja dhe Ernest MuçiNdërsa Ipswich Town po luan ndeshjen kundër Manchester United, java e 2-të në Premier…

10 minutes ago

Prishtina dhe Llapi përballen në “Fadil Vokrri”, publikohen formacionet e derbit të xhiros së tretë

Prishtina dhe Llapi do të përballen sonte në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, në një derbi…

10 minutes ago

VIDEO/ Mirlind Daku shënon golin e parë me Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Spartaku i Moskës është duke barazuar përballë Orenburg, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Premier…

22 minutes ago

Granit Xhaka udhëheq Sunderlandin drejt triumfit të parë në Premier League

Granit Xhaka ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e parë sezonale të Sunderlandit në Ligën Premier, që mposhti Fulhamin…

24 minutes ago

Tragjedi rrugore në Kurbnesh të Mirditës, automjeti përfundon në greminë: Një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur…

27 minutes ago