Dashi-Ju e keni të vështirë të përputheni me Gaforret ose Peshqit. Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe për një Dash do ishte sfiduese. Gaforret gjithashtu nuk do të shkonin mirë me një Dash të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.
Demi-Ju e keni të vështirë të përputheni me Luanët. Luanët duan shumë vëmendje, komplimenta dhe mbushje egoje. Demat nuk do t’ja japin vëmendjen që duan. Gjithashtu Demat duan të dominojnë në një marrëdhënie dhe të njëjtën gjë duan edhe Luanët.
Binjakët – Nuk mund të përputheni me Akrepët. Akrepët janë kërkues, intensivë dhe duan shumë nga një marrëdhënie. Ndërsa Binjakët nuk do të mund të durojnë emocionet e Akrepave që shkojnë përtej kapacitetit.
Gaforrja – E vështirë të përputheni me Ujorët. Ujorët janë shumë të hapërdarë për Gaforret që duan siguri në një marrëdhënie. Ujorët duan shumë liri, gjë që do i vinte Gaforret në dyshim.
Luani – Ju e keni të vështirë të përputheni me Bricjapët. Bricjapet duan traditën dhe punojnë shumë. Ndërsa Luanët veprojnë me zemër, pa u menduar gjatë, gjë që do t’i çmendte Bricjapët.
Virgjëresha – Nuk shkoni me Shigjetarët. Edhe Virgjëreshët me fleksibël sërish do acaroheshin me Shigjetarët që janë shpirtra të lirë dhe nuk veprojnë sipas një plani.
Peshorja – Nuk përputheni me Virgjëreshët sepse ju jeni njerëz të qejfit dhe shpesh ndryshoni drejtimet në jetë. Ndërsa Virgjëreshët janë njerëz kritik dhe nuk tolerojnë aspak.
Akrepi – Shumë mendojnë se Akrepët nuk përputhen me Demin duke qenë dy të kundërt, por jo. Janë Peshoret ato me të cilat një Akrep nuk përputhet. Akrepët flirtojnë, por nuk duan që partneri i tyre të bëjë të njëjtën gjë dhe Peshoret janë flirtues.
Shigjetari – Ju e keni të vështirë të përputheni me Bricjapët. Shigjetarët pëlqejnë spontanitetin, stimulimin intelektual dhe debatet ndërsa Bricjapët duan t’i mbajnë gjërat me rregull dhe janë të qetë.
Bricjapi – Ju nuk mund të përshtateni me Binjakët, që shpesh i lënë gjërat përgjysmë. Binjakët janë njerëz që merren me shumë veprimtari dhe Bricjapët do të bëheshin shumë dyshues.
Ujori – Nuk mund të përshateni me Akrepët sepse Ujorët kërkojnë liri ndërsa Akrepët duan stabilitet duke mos lejuar shumë gjëra që për Ujorët janë normale.
Peshqit – Do e kishit shumë të vështirë të përshtateshit me Binjakët ose me Peshoret. Peshqit duan paqe dhe privatësi, ndryshe nga Binjakët dhe Peshoret. Asnjë nga këto shenja nuk do dinte si të përballej me emocionet e Peshqve.
Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar…
Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke u dhënë atyre mundësinë për të…
Në përfundim të Samitit në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të vijojnë mbështetjen për integrimin e shpejtë të…
Në 18 qytete në Itali, alarmi do të jetë “i kuq” nesër për shkak të valës së të nxehtit, njoftoi…
Një shqiptarë i cili intimidonte një vajze me publikimin e fotove intime është prangosur në Londër për llogari të Interpol…
Ardon Jashari raportohet se i ka komunikuar Club Brugges dëshirën për t’u bashkuar me Milanin, mes zërave që lidhin mesfushorin…