Shtrëngimi i dhëmbëve në mënyrë pavullnetshme gjatë gjumit ose bruksizmi është një dukuri mjaft e përhapur tek të gjitha moshat, sidomos te fëmijët. Shkaqet e tij janë ende të panjohura, por sipas mjekëve ndër burimet e mundshme mund të jenë astma, infeksionet e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e bajameve, mishi i huaj në hundë apo çrregullimet e ankthit. Fëmijët që kanë probleme me bruksizmin kanë dhëmbë të shtrembër, të thyer, deformim të nofullës, dhimbje koke etj. Përveç vizitës tek mjeku, Living ju këshillon të ndryshoni regjimin ushqimor dhe të konsumoni tre përbërësit e mëposhtëm:
1.Shtoni konsumin e Vitaminës C: Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e gjëndrave mbiveshkore, të cilat kontrollojnë nivelin e stresit në organizëm. Ky i fundit është një ndër shkaktarët kryesorë të bruksismit. Për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C si për shembull agrume, luleshtrydhe, lakër, speca të kuq dhe jeshilë etj.
None found
2.Magnezi: Magnezi është një ndër mineralet më të rëndësishme që i nevojitet trupit të njeriut, mungesa e tij mund të bëhet shkak për shfaqjen e shumë problematikave shëndetësore, mes të cilave edhe bruksizmi. Sipas mjekëve nutricionistë një fëmijë duhet të marrë 200 mg magnez në ditë, kur një i rritur 400 mg. Burimet ushqimore më të pasura me magnez janë: spinaqi, fasulet e kuqe, avokado, bananet dhe farat e kungullit.
3.Vitamina B: Krahas vitaminës C, edhe kompleksi i vitaminës B luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e bruksizmit. Ju mund t’i merrni këto vitamina tek buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, spinaqi, thjerrëzat, bizelet, drithërat, luleshtrydhja dhe majaja e birrës.
Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…
Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…
Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…
Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…