Categories: lifestyle

Erdhi koha të nxirrni këpucët e dimrit nga dollapi, si t’i bëni të duken si të reja

’Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën”. Por, nëse këpucët gërvishten apo dëmtohen, bëni mirë t’i jepni numrin e ndonjë këpucari. Edhe pse duket qesharake, duke marrë parasysh se jetoni në epokën e internetit, shpeshherë nuk kujdeseni për këpucët ashtu siç duhet dhe përfundoni duke i prishur si pasojë e larjes së gabuar apo mostrajtimit të duhur të materialeve specifike. Për këtë arsye ju propozojmë në artikullin e sotëm2 mënyra si t’i bëni të duken si të reja këpucët e lustrafinit dhe kastorit.

1.Eleminoni shenjat dhe gërvishtjet nga këpucët e lustrafinit me vazelinë: Gërvishtjet janë të pashmangshme në këto lloj këpucësh sidomos kur janë ngjyrë e zezë apo ngjyrë mishi. Zgjidhja për këto shenja është vazelina. Merrni një furçë dhëmbësh me qime të butë dhe fërkoni shenjat e gërvishtjes me vazelinë deri sa të zhduken. Ky veprim do t’i bëjë këpucët tuaja të duken të reja e plot shkëlqim.

2.Hiqni njollat nga këpucët e kamoshit: Këpucët e kamoshit ose të kastorit janë shumë të bukura, por bëhen lehtësisht pis prandaj shumë prej nesh mundohen t’u shmangen kur vjen puna për të blerë një palë këpucë të reja. Në qoftë se keni shumë palë të tilla në garderobën tuaj, ka ardhur koha t’i pastroni dhe t’i bëni të duken si të reja. Së pari nuk duhet t’i spruconi me llak, parfum apo deordorant, pasi këto lëndë dëmtojnë këpucët kamosh. Pastroni njollat me gomë lapsi dhe fërkojini me furçë dhëmbësh me uthull të bardhë. Lërini të thahen natyralisht.

të fundit

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…

21 minutes ago

Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…

36 minutes ago

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…

57 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…

1 hour ago

I nxehti afrikan mbërthen vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…

1 hour ago

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

8 hours ago