lifestyle

Engjëll apo djall? Kështu klasifikohen shenjat astrologjike

Besojmë apo jo, të gjithë e kemi lexuar të paktën një herë horoskopin. Në fakt duhet pranuar se e gjejmë veten nëpërmjet disa karakteristikave të veçanta. E dinit se disa shenja janë vërtet engjëj dhe disa të tjerë djaj?

Zbuloni si klasifikohen nga më të sjellshmit e më të mirët, tek ata më të egrit e të këqijtë.

Të lidhura

None found

1. Ujori

Nëse jeni të shenjës së ujorit gëzohuni sepse jeni më të sjellshmit nga të gjithë. Ju i urreni konfliktet dhe nuk e ngrini asnjëherë zërin. Mjaft humanistë, ujorët kujdesen më shumë për të tjerët sesa për veten e tyre.

2. Virgjëresha

Optimiste, virgjëreshat kanë zemër shumë të mirë dhe nuk mund t’i bëjnë dot keq askujt. Sipas Dritare.net, kjo cilësi i bën ato të renditen në vendin e dytë të klasifikimit. Edhe pse nuk i shprehin shumë ndjenjat personat e kësaj shenje janë bujare, të sjellshëm dhe mjaft të respektuar.

3. Peshorja

Peshoret janë shumë sociale dhe të sjellshëm. Edhe pse në disa raste janë paradoksale, personat e kësaj shenje janë miq të mrekullueshëm.

4. Shigjetari

Tejet të hapur, shigjetarët janë shprehës, nuk mbajnë mëri dhe falin shpejt. Pavarësisht se ndonjëherë mund të lëndojnë falë karakterit të drejtpërdrejtë ata nuk bëjnë asgjë me të keq.

5. Demi

Ndryshe nga shigjetarët, personat e kësaj shenje dinë të mbajnë inat, vetëm se janë shenje zodiakale më të qeta. Duke qenë edhe të dashur me ta gjithmonë ja kalon mire nëse di t’i respektosh e të mos i lëndosh.

6. Dashi

Dashët vërtet janë impulsive, por nga ana tjetër janë edhe mjaft bujare, entuziaste dhe kurajoze.

7. Luani

Ashtu si kafshët luanë, edhe personat e kësaj shenje astrologjike duan të adhurohen dhe të dominojnë. Kur ndërmarrin një sfidë ata duan t’ia dalin gjithmonë. Vërtet janë të dashur dhe besnikë, por kur dikush ju zë rrugën mund të shndërrohen nga engjëj në djaj, prandaj dhe renditen në mes të klasifikimit.

8. Binjakët

Binjakët duken joshës dhe të buzëqeshur, po bëni kujdes prej tyre. Vërtet janë komunikues të mire, por ana e paqëndrueshme e tyre dhe sidomos kur diçka nuk iu pëlqen, mund t’i bëjë të papëlqyer.

9. Bricjapi

Bricjapët janë më të arsyeshmit dhe me rigorozët e zodiakut. Nëse këto cilësi i bëjnë t’i realizojnë si duhet projektet e nisura, defektet i shndërrojnë shpesh në të pakëndshëm. Sipas Dritare.net, ata janë krenarë dhe nuk duan t’ju cënohet dashuria për veten. Bëni kujdes nga personat e kësaj shenje.

10. Peshqit

Peshqit janë një nder tre shenjat që afrohen më shume me djallin sesa me engjëllin. Edhe pse duken shumë të ndjeshëm, ata shpesh janë me humor të keq dhe mund ta lëndojnë tjetrin për të bërë më të mirën për veten.

11. Gaforrja

Për gaforret, hakmarrja është një pjatë që hahet e ftohtë. Vërtet mund t’i ndihmojnë të tjerët, por kur shohin diçka që nuk ju pëlqen ata e bëjnë tjetrin të paguajë dhe të vuajë tej mase.

12. Akrepi

Po u ngatërruat me një akrep duhet të bëni shume kujdes. Ata janë egoistë, posesive dhe nuk kanë limite kur duan të arrijnë atë që dëshirojnë. Duke qenë se në shumë raste ata nuk janë dalin dot mbanë kapen me të tjerët, i acarojnë, i dëmtojnë dhe i sulmojnë me çdo gjë që munden.

të fundit

Portieri argjentinas lë të hapur mundësinë e tërheqjes nga kombëtarja

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka lënë të kuptohet se mund t'i japë fund karrierës së tij me kombëtaren pas…

4 minutes ago

“Odisea” thyen rekorde dhe premton të jetë filmi i verës 2026/ Zbulohen detajet e realizimit të kësaj kryevepre që po pushton kinematë globale

Duket se “Odisea” do të jetë hiti më i madh i verës, me fitime globale prej 264 milionë dollarësh në…

5 minutes ago

After the fierce storm: 117 cars damaged, 10 injured, and state buildings affected

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e policisë janë vazhdimisht në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha…

9 minutes ago

Latest situation at Kosovo’s border crossings

Qytetarët që po planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Kosova mund ta bëjnë këtë pa pritje të gjata, pasi në…

10 minutes ago

Fire deep inside landfill in Fushë-Krujë, toxic cloud blankets Krujë, Kamëz and Thumanë

Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë…

11 minutes ago

Tragedy in Himara / While Trying to Restore Power After the Storm, Electrician Loses His Life

Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të…

11 minutes ago