lifestyle

Ekspertët: Si të dalloni nëse e ftohura ka kaluar poshtë në mushkëri

Kjo periudhë e ftohtë është plot me viroza dhe shumë njerëz ankohen se janë ftohur. Por ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj është e rëndësishme që të dini se çfarë të prisni edhe kur ndodh diçka më serioze. Kolla është simptoma më e zakonshme e ftohjes. Kjo pasi mushkëritë tuaja mund të irritohen ose trupi juaj mund të përpiqet të heqë qafe sekrecionet. Por nëse kolliteni akoma pasi ka kaluar shumë kohë që kur mendoni se jeni ftohur atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të vëreni nëse ka diçka që e përkeqëson kollën tuaj, psh. ndonjë ndjesi tjetër e pazakontë apo nëse kolliteni me sekrecione. (Kolla e pazakontë, ethet ose gulçimet mund të jenë edhe shenjë e Covid-19. Kolla me gjak, me sekrecione jeshile ose të verdha mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda. Ndërsa kolla për një kohë shumë të gjatë mund të jetë shenjë e astmës.)

Të lidhura

None found

Por çfarë është bronshiti ose ftohja në gjoks?

Bronshiti ndodh kur rrugët e frymëmarrjes në mushkëri janë të skuqura dhe prodhojnë shumë mukozë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të bronshitit:

Bronshiti akut është më i zakonshëm dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral. Bronshiti akut mund të quhet edhe ftohje në gjoks. Kjo mund të përkeqësohet nga pirja e duhanit. Njerëzit shpesh e përshkruajnë këtë lloj bronshiti si më të keq se një ftohje e zakonshme, por jo aq të keqe sa pneumonia.

Bronshiti kronik është një kollë që zgjat 2 deri në 3 muaj çdo vit për të paktën 2 vjet. Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i bronshitit kronik. Shkaqe të tjera përfshijnë ekspozimin ndaj tymit, ndotjes së ajrit, pluhurit ose gazrave toksike.

Simptomat e bronkitit mund të jenë: kollë e shpeshtë me sekrecione, mungesa e energjisë, temperatura, një zhurmë si fishkëllimë kur merrni frymë.

Trajtimet që mund të bëni për bronshitin në shtëpi janë: pini lëngje çdo 1 deri në 2 orë, përveç rasteve kur mjeku juaj e kufizon marrjen e lëngjeve, pushoni sa më shumë, mos pini duhan. Mund të lehtësoni dhimbjet duke marrë një ilaç antiinflamator. Tregohuni të vëmendshëm nëse kolliteni me sekrecione dhe ngjyrën e sekrecioneve. Për shkak se viruset janë shumicën e rasteve shkaktarë të bronkitit, antibiotikët zakonisht nuk ndihmojnë.

Nëse jeni të ftohur dhe doni të shmangni bronshitin ajo që duhet të bëni është të mos pini duhan, të mos lejoni të tjerët të pinë duhan në shtëpinë tuaj, qëndroni larg objekteve apo gjërave që mund t’ju irritojnë hundën, fytin dhe mushkëritë (psh kafshët shtëpiake, pluhuri etj), mbani një dietë të shëndetshme, lani shpesh duart, mos I ndani me të tjerët ushqimin, gotat, apo enët dhe merrni medikamentet siç jua këshillon mjeku.

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

10 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

10 minutes ago