lifestyle

E veçanta e kuzhinës tajlandeze, restorantet gatuajnë me kanabis

Ban lao rueng nuk i ngjan restoranteve të zakonshëm, pasi e veçanta e tij janë ushqimet me kanabis. Vendi ndodhet vetëm dy orë larg nga Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës,  dhe restoranti u shërben familjeve dhe njerëzve të moshuar, shkruan The Economist.

Menuja përmban gatime klasike të tilla si supa tom yum dhe khanom pang na moo (tost me proshutë derri). Megjithatë, ata shërbejnë dhe gjëra të paligjshme: kanabis. Për dekada, Tajlanda, si shumë vende të tjera aziatike, ka dënuar personat që konsumonin apo kultivonin kanabis. Por qeveria ka hapur një faqe të re.

Në vitin 2019, vendi u bë i pari në Azi që legalizoi kanabisin për qëllime mjekësore. Një vit më vonë qeveria njoftoi se pjesë të bimës që përmbajnë më pak se 0.2% thc, përbërësi psikoaktiv në kanabis,  dhe mund të përdoret ligjërisht në kozmetikë dhe ushqime. Në nëntor të vitit të kaluar Ban Lao Rueng u bë restoranti i parë në vend që shërbeu pjata me kanabis.

Ekziston një ndërgjegjësim në rritje se regjimi ndëshkues për kontrollin e  kanabisit në Tajlandë është i paefektshëm. Zbutja e ligjeve rreth përdorimit të  kanabisit  kishe leverdi edhe nga ana politike. Për të fituar sërish, partia në pushtet e Tajlandës kishte nevojë për mbështetjen e Anutin Charnvirakul, kreut të një partie të vogël që bëri fushatë për të dekriminalizuar pjesërisht kanabisin. Ai u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i shëndetësisë dhe në këtë mënyrë mbajti premtimin e tij.

Ka një traditë të gjatë në Tajlandë të gatimeve me kanabis. Thais filloi përzierjen e bimës, e cila prodhohet në Azi, me  ilaçe bimore fillimisht dhe më pas në gatime. Edhe pasi u ndalua në vitin 1934, shumë vazhduan të gatuanin me të. Chakree Lapboonruang, një 30-vjeçar nga Bangkok, tha  babai i tij i hidhte rregullisht gjethet e kanabisit në gaprao ( pule me borzilok) kur gatuante për familjen.

“Kur gatuani, përdorni pak kanabis  pasi ushqimi bëhet më i shijshëm”, tha Chakree.

të fundit

Horoskopi 4 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…

4 hours ago

Trump paralajmëron bisedime të reja për luftën në Ukrainë: Putini e di qëndrimin tim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…

5 hours ago

Hamasi: Gati të lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës

Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…

5 hours ago

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…

5 hours ago

Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…

5 hours ago

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…

6 hours ago