lifestyle

E paskemi ditur gabim, flokët mund t’i lani çdo ditë për sa kohë respektoni këto rregulla

Ju futeni tek vajzat që ju duhet t’i lani flokët çdo ditë apo në 2-3 ditë? Kjo është një nga temat që i kushtohet shumë rëndësi pasi ndikon në shëndetin e vetë flokëve, si dhe është çështje e rendit praktik të përditshëm. Nuk është problem nëse lani flokët çdo mëngjes për sa kohë që përdorni produkte delikate.Para së gjithash, le të hedhim poshtë një mit: larja e përditshme nuk ndikon aspak në strukturën e flokëve.

Domethënë nuk e ndryshon prodhimin e sebumit, as nuk ndikon në praninë e vajrave natyralë, e as për rrjedhojë nuk e dobëson flokun.

Të lidhura

None found

E rëndësishme është përdorimi i formulave të përshtatshme për përdorim të përditshëm që janë të dizajnuara për të qenë më delikate dhe më pak agresive: Larja e shpeshtë nuk është e dëmshme në vetvete, por duhet t’i kushtoni vëmendje zgjedhjeve që bëni. Në fakt nuk është larja e përditshme ajo që dëmton flokët, por zgjedhja e produkteve të papërshtatshme apo jo cilësore.

Prandaj, nuk bëhet fjalë rreth larjes së flokëve çdo ditë, se sa për produktet e zgjedhura. Sot ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë produktesh të përshtatshme për nevojat tuaja, për t’i dhënë flokëve tuaj gjithçka që ju nevojitet. Për përdorim të përditshëm shampot pa sulfate janë ideale, pra pa të gjithë agjentët agresivë që dëmtojnë flokët, aq më tepër nëse përdoren çdo ditë.

A është vërtet e nevojshme të lani flokët çdo ditë?

Sipas ekspertëve, është e vështirë të thuhet se sa shpesh duhen larë flokët, si për nevojat specifike të flokëve, ashtu edhe për zakonet personale. Sigurisht që në prani të lëkurës së yndyrshme apo nëse praktikoni sporte çdo ditë, duhet t’i lani çdo ditë, gjë që është thelbësore për të eliminuar papastërtitë, djersën dhe substancat si klori. Jo vetëm kaq, por edhe shpeshtësia e larjes ndryshon sipas stinës, zakonisht në verë priremi t’i lajmë më shumë edhe për shkak të djersës.

Kjo nevojë sjell me vete edhe një avantazh të madh: skalpi i kokës masazhohet vazhdimisht, kështu që rritja e rrënjëve të reja inkurajohet. Nëse nuk dëshironi t’i lani flokët çdo ditë mund të përdorni shampo të thata që ndihmojnë në mbajtjen e flokëve në rregull, si përsa i përket pastrimit ashtu edhe stilimit.

Çfarë duhet të bëni nëse i lani flokët çdo ditë

Megjithatë jo vetëm shampo. Rutina e flokëve në këtë rast duhet të jetë tërësisht delikate pikërisht sepse flokët i nënshtrohen këtij rituali të përditshëm. Prandaj, është thelbësore të mos nënvlerësohet rëndësia e një kujdesi të plotë: pas larjes me shampo, i takon kondicionerit që ndihmon në mbajtjen e flokëve të hidratuar vazhdimisht, veçanërisht në gjatësitë dhe majat që priren të thahen më shumë. Gjithashtu një vëmendje shtesë duhet t’i kushtohet edhe temperaturës së ujit e cila nuk duhet të jetë shumë e nxehtë. Në këtë rast, përdorimi i produkteve profesionale dhe mbrojtësve ndaj nxehtësisë është gjithashtu i domosdoshëm: duke përdorur tharëse flokësh çdo ditë, e ndoshta edhe stilues si mashë apo pjaster, flokët duhet të mbrohen nga nxehtësia e tepërt për të minimizuar dëmtimin e fibrës së flokëve “.

Dhe kur i thani flokët përdorni peshqir pambuku ose liri për t’i mbështjellë. Një hap shtesë është edhe një maskë ose një përforcues me një veprim intensiv dhe ushqyes pikërisht për të shmangur dëmtimin e strukturës së flokëve.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago