Konsumimi i rregullt i kafesë ose çajit duket se lidhet me një rrezik më të ulët të përgjithshëm të goditjes në tru dhe demencës, sipas një studimi të ri shkencor kinez. Gjithashtu, në veçanti, konsumimi i kafesë lidhet me një shans më të ulët të demencës pas një goditjeje.
Goditjet në tru janë përgjegjëse për rreth 10% të vdekjeve në mbarë botën. Simptomat e demencës ndonjëherë shfaqen për herë të parë pas një goditjeje, megjithëse ka shumë shkaqe të tjera të demencës (më së shpeshti sëmundja e Alzheimerit).
Studiuesit në Universitetin Mjekësor Tianjin, të cilët publikuan studimin në revistën mjekësore PLoS Medicine, analizuan të dhënat nga 365,682 njerëz të moshës 50 deri në 74 vjeç, nga të cilët 5,079 zhvilluan demencë dhe 10,053 pësuan të paktën një goditje gjatë studimit. u zhvillua gjatë një dekade (2010 -2020).
Ata që pinin 2-3 filxhanë kafe ose 3-5 filxhanë çaj në ditë ose një kombinim i 4-6 filxhanë kafe dhe çaj, u zbulua se kishin rrezikun më të ulët të goditjes në tru ose demencës. Ata që pinin 2-3 kafe dhe 2-3 çajra në ditë, mesatarisht, kishin 32% më pak rrezik për goditje në tru dhe 28% më pak rrezik për demencë, krahasuar me ata që nuk pinin fare kafe dhe çaj.
Studiuesit arritën në përfundimin se “konsumimi i moderuar i kafesë dhe çajit vetëm ose në kombinim është i lidhur me një rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe demencës”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë…
Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Xhile Lici” të qytetit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me…
Sot, më 23 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.4 lekë dhe shitet me 85.4 lekë. Euro, blihet me 97.4…
Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës…