Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet. Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes.
Gjatë natës, ajo ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit. Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.
None found
Kujdes Me Higjenën
Kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima.
Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri. Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.
Dhoma e gjumit duhet pastruar mirë dhe çarçafët duhen ndërruar dhe larë me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë.
Ekspertët rekomandojnë edhe dushin e ngrohtë të trupit çdo mbrëmje për të larguar çdo mbetje poleni.
Urthi
Çrregullimet tretëse si urthi mund të shkaktojnë irritimin e fytit dhe kollë që bëhet më e ashpër gjatë natës.
Shmangni ushqime që nxisin këtë çrregullim dhe mos hani ushqim të paktën 4 orë përpara fjetjes.
Lexoni këtu për ushqimet më të mira për të shmangur urthin.
Çaj Me Mjaltë
Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet. Çaji duhet pirë disa herë në ditë.
Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.
Flini Me Kokën Të Ngritur
Kolla përkeqësohet kur qëndroni shtrirë në mënyrë të drejtë. Sekrecionet mblidhen në fyt dhe shkaktojnë kollë.
Prandaj rekomandohet që të flini me kokën pakëz të ngritur për të parandaluar kollën gjatë natës.
Gargarë Me Ujë Me Kripë
Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.
Lereni Duhanin
Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.
Kujdes Me Azmën
Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes.
Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen.
Kryeministri Edi Rama ka mohuar deklaratën e dhënë për Financial Times, ku u raportua se ai tha se kujtdo që…
Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë …
Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së…
Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës [...]Read More...
Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra…
Karim Loukili dhe Geralb SmajliPër Egnatian, ka ardhur tashmë koha për të dëshmuar veten në kualifikueset e Champions League [...]Read…