Categories: lifestyle

E mërkurë, 16 qershor: Mësoni çfarë kanë rezervuar yjet për nesër

Dashi
Nëse nuk keni ndonjë punë urgjente, pushoni gjatë ditës. Atmosfera në përgjithësi do të jetë shumë pozitive. Mos i merrni shumë seriozisht lajmet që do merrni nga persona të panjohur. Me shumë gjasa prej tyre mund të krijohet ndonjë keqkuptim dhe mund të ketë nevojë për sqarim.

Demi
Mundohuni që të shmangni të qenit tepër kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve. Perfeksioni mund të ndryshojë sjelljen tuaj. Injoroni frikën dhe mos i tregoni askujt për pasiguritë tuaja.

Të lidhura

None found

Binjakët
Komunikimi do t’iu ndihmojë mjaft, por duhet të shikoni veten me një kriticizëm të shëndetshëm. Opinioni i dikujt nuk është e vërteta përfundimtare, megjithëse vlen për t’u dëgjuar. Ju mund të jeni të interesuar të dini se si dukeni në sytë e të tjerëve dhe do kërkoni që t’a mësoni.

Gaforrja
Çdo iniciativë do të rezultojë e pakuptimtë gjatë kësaj dite. Është e nevojshme që t’i shtyni bisedat serioze, udhëtimet e rëndësishme dhe ndërmarrjet me përgjegjësi. Kujdesuni që të mos i harroni gjërat rutinë për shkak të orarit të ngjeshur.

Luani
Yjet do t’ju këshillojnë dhe ndihmojnë në punën tuaj. Këshillohet që të braktisni rutinën e përditshme, të dilni shëtitje, të shkoni në një park apo mal dhe të shijoni ajrin e freskët. Kjo është një ditë e mirë e cila do të favorizojë kreativitetin. Ju duhet t’iu kushtoni më shumë vëmendje problemeve aktuale të fëmijëve tuaj.

Virgjëresha
Romanticiteti do të jetë në nivelet më të larta gjatë nesër. Do të jeni të përfshirë nga emocionet gjatë gjithë kohës. Dikush do të ketë një dëshirë të madhe për të qenë me ju.

Peshorja
Nesër do të përqendroheni sa në veten tuaj edhe tek njerëzit që keni pranë. Mundohuni që të kontrolloni emocionet tuaja, ose një hov i momentit mund të prishë çdo gjë. Ka shumë mundësi që të përfshiheni nga një impuls irritimi dhe kritika në vend të mirënjohjes. Para se të merreni me një punë të caktuar, kontrolloni fillimisht synimet tuaja me njerëzit e tjerë.

Akrepi
Nuk këshillohen veprimet energjike nesër. Vendosini vetes një qëllim dhe me siguri që do e arrini atë. Gjatë ditës pritet të ketë intensitet të ndërveprimeve me rrethin e njerëzve të ngushtë. Mund të bëni vizitë tek njerëzit tuaj të afërm ose të keni komunikime intensive me ta.

Shigjetari
Fokusi kryesor i interesit tuaj do të jetë tek financat ose në çështjet personale. Nëse nuk merreni me to, ju vetëm do të humbni kohë dhe shpenzoni para me gjëra të tjera pa shumë kuptim. Mundohuni të mos shpërndani energji në çdo gjë të padobishme. Në qoftë se ju i përqendroni përpjekjet tuaja në një ose dy qëllime të rëndësishme, do të rezultoni të suksesshëm.

Bricjapi
Mundohuni të mos krijoni situata emergjence dhe stresuese për veten dhe të tjerët. Nesër do të karakterizoheni nga fryma e lartë e sipërmarrjes dhe emocionet e stuhishme. Ju do të ndryshoni nga të qenit krenar, në seksual dhe të super eksituar, në një ndjeshmëri deri në pikat kritike.

Ujori
Tregoni maturi dhe vetëpërmbajtje për situatat që nuk ju përkasin. Ka shumë mundësi që të përfshiheni shpirtërisht dhe me zemër në veprimtari intensive prej të cilave do të përfitojnë të tjerët. Do të përjetoni emocione të forta, të cilat do t’iu duhet ti fshihni gjatë gjithë ditës.

Peshqit
Me sa më shumë energji ta filloni transformimin e mjedisit që ju rrethon, aq më shpejt do të shihni rezultate të dobishme nga aktiviteti juaj. Në çdo rast do t’iu duhet të mbështeteni financiarisht dhe moralisht të tjerët, përfshi dhe familjarët. Kjo ditë premton disa ngjarje të shpejta dhe pozitive.

të fundit

PSV Eindhoven interesohet për huazimin e Ardon Jasharit në janar

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, PSV Eindhoven po shqyrton një mundësi për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari, në…

6 minutes ago

28 nëntori festë dhe protestë/ Qytetarët thirrje për dorëheqje, autoboti i ujit i policisë “vishet” me flamurin kuq e zi (VIDEO)

Qytetarët priten të mbajnë në këtë 28 Nëntor protestën kombëtare në kryeqytet, të paralajmëruar prej disa ditësh. Ndërkohë, një nga…

13 minutes ago

Kurti: Pavarësia u arrit me përpjekje të brezave, jo si dhuratë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke rikujtuar përpjekjet historike që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së…

20 minutes ago

Erion Veliaj uron 28 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur lart Flamurin Kuqezi

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia ka ndarë një mesazh urimi për festën e Pavarësisë, duke shpërndarë…

26 minutes ago

Kurti: KSF has gone from two types of weapons to more than 40 weapon systems

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë disponon mbi 40 lloje sistemesh armatimi. Në një…

26 minutes ago

Two American Airlines planes collide at airport near Washington, landing aborted

Dy avionë të kompanisë ajrore American Airlines janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit kombëtar Ronald Reagan,…

26 minutes ago