lifestyle

E keni ditur? Ja pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti

Meteoropatia është një çrregullim që lidhet me ndryshimin e motit. Simptomat janë të ndryshme dhe varen nga njerëzit por edhe nga situatat specifike meteorologjike: në disa individë shfaqet me dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, ndryshime në humor, rritje të papritur të presionit të gjakut etj.

Njerëzit që janë të ekspozuar shpesh ndaj stresit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, sepse enët e tyre të gjakut janë në një gjendje spazme të vazhdueshme për shkak të hormoneve të stresit, kështu që është shumë më e vështirë për ta të zgjerohen ose ngushtohen kur ndryshon moti.

Të lidhura

None found

Ja çfarë mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e motit:

Dush

Uji i alternuar i temperaturave të ndryshme stimulon tkurrjen dhe zgjerimin e enëve të gjakut.

Aktivitet fizik intensiv

Vrapi, noti ose ecja e shpejtë duhet të jetë një nga aktivitetet që bëni çdo ditë. E gjithë kjo rrit rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut, gjë që bën që enët e gjakut të zgjerohen. Rrjedha e gjakut zvogëlohet në fund të stërvitjes dhe enët e gjakut ngushtohen.

Dhimbja e shpinës dhe ngurtësimi i qafës janë të zakonshme tek njerëzit që rrinë ulur pjesën më të madhe të ditës. Masazhi i rregullt i shpinës dhe qafës mund t’ju lehtësojë dhimbjen dhe tensionin. Përveç kësaj, masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut në tru.

Dilni në ajër të pastër

Kaloni sa më shumë kohë jashtë, mundësisht në natyrë. Në fundjavë, përpiquni të shkoni në një pyll, një park të madh ose një mal, në mënyrë që të merrni pak ajër të pastër.

Kujdes dietën tuaj

Ushqimet e pasura me magnez rekomandohen për këdo që vuan nga dhimbja e kokës. Përfshini arra, brokoli, fasule dhe perime jeshile në dietën tuaj. Përveç kësaj, do të përfitoni edhe nga ushqimet e pasura me vitamina B, si vezët, qumështi, salmoni, farat, midhjet.

Merrni një pushim të mirë

Pushimi është i nevojshëm që trupi të funksionojë mirë. Mundohuni të mos e sillni stresin në shtëpi dhe kaloni kohën tuaj të lirë duke pushuar, me njerëzit që doni dhe që ju mbushin me energji pozitive. Kaloni më shumë kohë jashtë, në ajër të pastër dhe më pak kohë para televizorit.

Mundohuni të shkoni në shtrat deri në orën 11 të natës dhe të flini të paktën 7 orë.

Tags: motishendet

të fundit

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet, tavolinën ku ftonte të rinjtë për dialog e quan destinacion turistik

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

15 minutes ago

Grupi qeveritar për apelimin e aktgjykimit të Hagës zhvillon sot mbledhjen

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…

20 minutes ago

Sjelljet që mund të tregojnë se është e vështirë të komunikosh me ju

Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…

23 minutes ago

Gjetja e një partnereje po bëhet më e vështirë për burrat: Çfarë po i ndërlikon njohjet?

Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…

23 minutes ago

Chris Langan, i cilësuar si njeri me IQ deri në 210, përgjigjet nëse beson te Zoti

Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…

24 minutes ago

Emre Belozoglu merr vendim për Vedat Muriqin te Fenerbahce

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…

30 minutes ago