lifestyle

“Duhet t’i ndëshkoni se të hipin në qafë”, Lira Gjika ndan historinë e shoqes së saj: Prindër, do pendoheni

Duhet t’i ndëshkoni dhe t’i kërcënoni fëmijët që të binden, se ndryshe “të hipin mbi kurriz” dhe “pijini lëngun pastaj”, kjo është një shprehje që shpesh thuhet për fëmijët. Po në lidhje me këtë, pediatrja e njohur Lira Gjika, ka një mesazh, nisur historia e një gjysheje, që dikur e përdorte këtë shprehje për fëmijët e saj.

“Si nuk u gjend një njeri të më mbajë dorën?”, -këto fjalë m’i tha një mikesha ime, që tashmë si unë është bërë gjyshe. Ajo më tregoi se si ishte në konflikt me vajzën dhe djalin e saj, që i kundërviheshin kur ajo përpiqej t’u zbuste zemërimin, kur ata bëheshin të ashpër me fëmijët e tyre dhe i kërcënonin apo u jepnin ndonjë shpullë të vogël.

Të lidhura

None found

Të dy fëmijët e saj, tashmë prindër i ktheheshin: ” Ti flet kështu? Po ti na ke rrahur e drithëruar ne kur ishim sa këta fëmijët tanë, tani do të bëhesh më e mirë se ne.

” Ajo u jepte shumë të drejtë dhe sqaronte:” Po përpiqem të ndreq një faj që po e vuaj. Dua t’i shpëtoj pikërisht nga kjo ndjenjë e keqe, që po përjetoj. Si është e mundur që një i rritur të sillet keq me një fëmijë, madje edhe ta qëllojë atë? Si na nxitnin edhe specialistët, qoftë mjekë apo mësues:- Duhet t’i ndëshkoni dhe t’i kërcënoni që të binden se ndryshe “të hipin mbi kurriz” dhe “pijni lëngun pastaj”.

Këto shprehje nuk i shkuleshin nga mendja dhe e etiketonte veten si të paaftë për të zgjedhur më të mirën dhe për pasojë trembte dhe kërcënonte fëmijët. Shoqja ime fliste dhe unë verifikoja mëmësinë time kur isha e re edhe unë të ashpër e gjeja veten. Ishin bërë bashkë tradita, frika dhe dhuna dhe kishin ndërtuar këtë mënyrë edukimi për fëmijët që bazohej mbi frikën. Kujtoni shprehjen e frikshme, që haste edhe sot, “ai që të do të rreh”. Për fat mirë gjyshe të tilla që përpiqen të ndihmojnë fëmijët e tyre të mos përsërisin të njëjtin faj, po shtohen dhe kjo është vetëm një gjë e mirë”, shkruan pediatrja Gjika.

të fundit

Për herë të parë, markat kineze lënë pas ato japoneze në Evropë

Markat kineze të makinave i tejkaluan ato japoneze për herë të parë në pjesën e tregut në Evropë në bazë…

40 seconds ago

Aprilia sjell RS 660 Phillip Island Tribute, edicionin e kufizuar kushtuar garave në Australi

Aprilia ka prezantuar versionin special dhe të limituar të motorit RS 660, të quajtur Phillip Island Tribute, në nder të…

56 seconds ago

Corvette C8 me kambio manuale bëhet realitet, por jo falë Chevrolet

Një kompani amerikane ka realizuar atë që shumë adhurues të Corvette e kanë kërkuar prej vitesh: pajisjen e gjeneratës C8…

1 minute ago

Mercedes-AMG i prodhuar në një ekzemplar: dhuratë vetëm për kampionen e FAGE WTA Finals 2026

Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë unike, të krijuar vetëm në një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së turneut…

2 minutes ago

Kushtetuesja shqyrton në seancë plenare ankimimin e AGSH-së për rregulloren e GJKKO-së

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…

4 minutes ago

Erzen Elezi: Spitali i Tetovës po ecën në drejtimin e duhur, janë bërë 162 punësime

Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të…

10 minutes ago