Rigoni njihet për fuqinë anti-bakteriale dhe rekomandohet të përdoret për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore përfshirë kollën. Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni rigonin për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e shurupit natyral për kollën ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:
-Gjysëm filxhan çaji me mjaltë,
-2 thelbinj hudhër
-2 degë rigoni të freskët.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysëm filxhani me qepë të grira dhe lëngun e një limoni.
None found
Përgatitja:
Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr, hidhni gjysëm filxhan çaji me ujë e më pas kur të marrë valë hidhni thelbinjtë e hudhrës dhe rigonin. Ziejini për 5 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni të ftohet për disa minuta e më pas shtoni mjaltin. Lëngun mund ta pini menjëherë.
Një alternativë tjetër e përgatitjes së shurupit është që t’i fusni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe t’i mbani gjatë natës. Në fillim fusni rigonin, më pas hudhrën, limonin e prerë në feta dhe qepët. Shtoni mjaltin dhe ujin, mbylleni kapakun dhe lëreni të mbyllur deri në mëngjes. Të nesërmen mund të përdorni shurupin dhe pjesën e mbetur ta mbani në frigorifer. Shurupi i përgatitur në këtë mënyrë është më i fortë sepse vlerat e qepës dhe hudhrës mbeten të pandryshuara.
Shurupi i rigonit mund të merret jo vetëm kundër kollës por edhe acarimit të fytit. Ju mund të konsumoni nga një lugë gjelle shurup sa herë të keni nevojë. Ky shurup nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën dy vjeç për shkak të mjaltit.
Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…
Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…
Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…
Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…