lifestyle

Doni zemër të fortë? Këto 5 ushqime s’duhet të mungojnë në pjatën tuaj

Dihet që shëndeti i zemrës kalon edhe nga pjata. Ushqime të tilla si perimet me gjethe jeshile, drithërat, peshku, arrat, vajrat vegjetale, frutat e plota, mishi pa dhjamë, fasulet dhe bishtajore janë disa bomba ushqimore të domosdoshme për shëndetin tonë natyral kardiovaskular të përfshira në dietat si dieta mesdhetare. E megjithatë, “shumë nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e dietës së tyre derisa shfaqen simptoma kardiovaskulare”, thekson Dr. Khaled Dajani, Kardiolog në Qendrën Mjekësore Universitare Loyola në Çikago dhe shton se adoptimi i një diete që mbron zemrën gjatë viteve është çelësi për të pasur një jetëgjatësi me shëndet të plotë.

Këtu janë pesë ushqime që mund t’ju ndihmojnë!

1. Vaj ulliri

Vaji i ullirit përmban përqendrimin më të lartë të acideve yndyrore të pangopura, aleatë të zemrës suaj që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq ndërsa rrisin kolesterolin e mirë. Nuk duhet shumë. Gjysmë lugë në ditë bën mrekulli!

2. Kuinoa

Kuinoa nga kategoria e pseudo drithërave, fara me lëndë ushqyese të ngjashme me drithërat, ofron pasuri fibrash dhe antioksidantësh, si dhe nëntë aminoacide thelbësore. Fibrat mund të ulin nivelet e kolesterolit dhe presionit të gjakut, ndërsa antioksidantët dhe aminoacidet ndihmojnë në mbrojtjen dhe riparimin e qelizave duke ulur rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

3. Fasule të zeza

Fasulet e zeza janë të pasura me fibra që ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivele të shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

4. Arra

Arrat janë të pasura me acid α-linolenik, i cili shndërrohet në disa lloje të acideve yndyrore omega-3 në trup. Acidet yndyrore omega-3 mbrojnë zemrën në shumë mënyra, si për shembull duke ulur trigliceridet në trupin tuaj. Sipas një studimi të botuar së fundmi në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, konsumimi i rregullt i arrave për dy vjet reduktoi inflamacionin e lidhur me sëmundjen koronare të zemrës. Por kini kujdes! Meqë janë të pasura me kalori, duhet ta kufizoni porcionin në më pak se një filxhan në javë.

5. Salmoni

Përveç mbrojtësve të zemrës, acideve yndyrore omega-3, salmoni përmban edhe shumë vitaminë B6, e cila ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të homocisteinës, një aminoacid që në nivele të ngritura shkakton sindromën akute koronare, sëmundjet koronare të zemrës dhe ato tromboembolike.

të fundit

“Nëse do ta kisha një thikë, do ta kisha therur veten”, Baggio flet për penalltinë e humbur ndaj Brazilit

Legjenda italiane Roberto Baggio, ka pranuar se ai ‘deshi të vdiste’ pas humbjes së një penalltie vendimtare në finalen e…

5 minutes ago

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur bashkëlojtarët e tij

Lamine Yamal ka bërë dy kërkesa të mëdha pas nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën dhe bashkëlojtarët e tij…

12 minutes ago

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe…

19 minutes ago

Argjira dhe Graciano së shpejti prindër?! Moderatorja përgjigjet…

E ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë moderatorja Argjira Spanca. Ajo ka zbuluar…

32 minutes ago

Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e…

39 minutes ago

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore e njohur pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço pritet të mos e vijojë më…

59 minutes ago