lifestyle

Doni të mos fitoni peshë në dimër? Ja vitamina që duhet të konsumoni

Mes vitaminave, disa janë më të rëndësishmet në kohë të caktuara të vitit.

Gjatë stinës së dimrit sidomos, vitaminat janë veçanërisht të rëndësishme pasi viruset e ndryshëm dhe mirëmbajtja e organizmit kërkojnë një kujdes të shtuar.

Të lidhura

None found

Studime të reja tregojnë se konsumimi i ushqimeve dhe vitaminave të duhura në të gjithë stinët e ftohta, përveç shëndetit të mirë ju ndihmon edhe të humbisni në peshë.

Po flasim për vitaminën A e cila konsiderohet si një faktor kyç në mbrojtjen e organizmit dhe rënien në peshë. Në këtë artikull ju tregojmë çdo gjë që duhet të dini mbi këtë temë si dhe ushqimet ku ta merrni me shumicë këtë vitaminë.

Si të humbisni peshë?
Vitamina A njihet si një hero mes ushqyesve të tjerë, ajo përmban retinol dhe luan një rol kundra plakjes gjithashtu forcon sistemin imunitar. Ndër të tjera për vlerat e kësaj vitamine, një studim i kohëve të fundit publikuar në gazetën shkencore Molecular Metabolism, tregoi se vitamina A stimulon djegien e dhjamit të tepërt në trup.

Ky proces i djegies së dhjamit të keq duke e kthyer atë në një burim energjie për trupin është i njohur për mjekët. Kështu vitamina A, e kthen dhjamin që mbërthen barkun, kofshët apo krahët tuaj në burim energjie dhe force për të përballuar aktivitetet tuaja të përditshme.

Vitamina A dhe i ftohti
Drejtuesi shkencor i këtij studimi Dr, Florian Kiefernga Universiteti i Mjeksisë në Vienë, tregoi se ka një lidhje mes ekspozimit ndaj të ftohtit dhe veprimit të shtuar të kësaj vitamine. Mungesa e vitaminës A në përgjithësi lidhet me shtim në peshë ndërsa në këtë rast fokusi është tek efikasiteti i shtuar i saj kur është ftohtë.

Gjetjet e këtij studimit pritet të jenë pikënisja ndaj terapive dhe kurave të reja në luftën kundër obezitetit, një sëmundje që prek 395 të të rriturve në të gjithë botën. Në këtë pikë ekspertët këshillojnë që këtë vitaminë ta konsumoni shumë gjatë dimrit, si për të humbur në peshë ashtu edhe për shëndet më të mirë e organizmin më rezistent.

Ushqimet e pasura me vitaminë A
Ndër burimet më të pasura me këtë vitaminë është mëlçia e viçit, pureja e kungullit, patatet e ëmbla, karotat, spinaqi, qumështi, brokoli apo pjepri gjatë verës.

Mundohuni që këto ushqime t’i përfshini sa më shumë në dietën tuaj të përditshme për të parë rezultate të jashtme dhe të brendshme në trupin tuaj.

të fundit

Mourinho hesht pas fitores ndaj Villarrealit: Synon të jetë në stol ndaj Sevillas dhe Barcelonës

José Mourinho ka refuzuar të paraqitet në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Villarrealit, e cila përfundoi…

5 minutes ago

VIDEO/ Momente paniku në fluturimin Tiranë-Napoli! Avioni qëndron 20 minuta në ajër mes stuhisë dhe rrufeve

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit, është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti…

8 minutes ago

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë, Musk i del në krah kritikave ndaj Zelenskyt: “Ka shkuar shumë larg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaron se Ukraina duhet të zhvillojë zgjedhje, ndërsa pretendon se homologu…

16 minutes ago

Pesë rrjete televizive nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë pas bojkotit të mbulimit të Trumpit

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive, për të përcaktuar nëse kanë…

16 minutes ago

Strong criticism from Pristina after Radoičić’s unimpeded appearance at Vučić’s rally

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në…

23 minutes ago

Gecaj: Deklaratat e Beogradit për flamurin serb në Prizren kërkojnë vigjilencë dhe unitet politik

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të…

23 minutes ago