lifestyle

Do të ndodhin ngjarje të rëndësishme! Datat e shtatorit që duhet të mbani shënim

Mirë se erdhe në shtator dhe zyrtarisht në vjeshtë. Ndërkohë që flasim, 6 planete janë në prapavijë dhe kjo do të thotë se shumë aspekte të jetës ose janë ngadalësuar, ose kanë rënë pre e keqkuptimeve dhe ca sfidave të pazakonta. Gjithsesi, shtatori i jep fund ca prapavijave dhe sjell të reja.

3 shtator – Mbaron prapavija e Afërditës

Planeti i bukurisë dhe dashurisë do të kthehet në kursin e duhur, pas një prapavije te Luani. Pas kësaj date, lidhja jote dhe marrëdhëniet ndërpersonale me ata që të rrethojnë, do të kenë më pak drama dhe më pak situata kaotike.

4 shtator – Nis prapavija e Jupiterit

Sa del Afërdita nga prapavija, hyn Jupiteri. Prapavija e këtij planeti te Demi, por nuk do të sjellë shumë sfida. Gjatë kësaj periudhe do të reflektosh mbi shumë pyetje filozofike dhe do të përqendrohesh më shumë te shpirtërorja.

14 shtator – Hëna e re

Hëna e re e 14 shtatorit do të sjellë mundësi të reja për të planifikuar dhe për të mbjellë disa fara që do të lulëzojnë në muajt në vijim. Beso dhe universi do të sjellë drejt teje përvoja të bukura dhe shanse që as nuk i kishe menduar.

15 shtator – Mbaron prapavija e Mërkurit

Një ditë pas Hënës së re, Mërkuri del nga prapavija dhe më në fund, do të marrësh një pushim nga gjithë situatat e vështira që ke kaluar. Mendja jote do të jetë më e kthjellët dhe shumë shpejt, do të nisësh të planifikosh të ardhmen. Do të sqarosh keqkuptimet dhe do të punosh në projekte të reja.

23 shtator – Nis sezoni i Peshores

Më 23 shtator, thuaji “lamtumirë” energjisë së Virgjëreshës dhe përqafo barazpeshën dhe balancën e Peshores. Kjo shenjë sjell më shumë dëshirë për t’u rilidhur me njerëzit, për tolerancë dhe për të parë bukurinë kudo.

Është një periudhë fantastike për t’i shtuar raporteve të tua më shumë sharm dhe diplomaci.

29 shtator – Hëna e plotë

Hëna e plotë në Dash synon që të lësh pas dëshirën dhe nevojën për të kënaqur të tjerët, për t’u përqendruar te pasionet e tua. Gjatë kësaj ngjarjeje qiellore do të jesh më i/e guximshëm/me se kurrë dhe gati për të mirëpritur tetorin.

të fundit

Dëborë dhe akull, i ftohti ekstrem mbërthen Francën

Ditën e sotme, gjashtë rajone në Francën verilindore janë në një alarm portokalli për dëborë dhe akull, për shkak të…

8 minutes ago

Tërmet në Itali, magnituda dhe epiqendra

Në orën 5:53 të mëngjesit, një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë, u regjistrua në brigjet e Kalabrisë. Lëkundjet…

10 minutes ago

Aksident i rëndë në Klos/ Makina bie në përrua, një 30-vjeçar raportohet i humbur, dyshohet për disa persona të plagosur

Rreth orës 01:00 të natës në Klos, një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi, duke shkaktuar një ngjarje…

45 minutes ago

Neritan Liçaj bën rrëfimin e ndjerë: Ka qenë goditje rrufeje… (VIDEO)

Aktori i njohur Neritan Liçaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ka folur për romancën me gruan…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82.4 lekë, në shitje me 83.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të…

2 hours ago