lifestyle

Disa këshilla për ty që do të jetosh vetëm për herë të parë

Nëse më në fund keni marrë vendimin e rëndësishëm të jetoni vetëm, ka disa këshilla që duhet t’i ndiqni. Kjo përvojë duket kaq emocionuese, por ka edhe pakëz doza nervozizmi brenda, sidomos kur nuk e keni përjetuar më parë si eksperiencë dhe jeni pa përvojë.

Disa sugjerime janë:

Të lidhura

None found

1 – Bëni një buxhet

Edhe nëse jeni mësuar të menaxhoni financat tuaja, kostot mund të grumbullohen kur jetoni vetëm. Krijoni një buxhet realist për të gjitha shpenzimet tuaja që mund të përfshijë edhe blerjen e mobilieve të përdorura apo marrjen e pasword-it të Netflix-it nga vëllai apo motra juaj. Një kosto më pak apo jo?

2 – Krijoni një listë me numrat më të rëndësishëm

Në vend që të kërkoni gjithë kohës në google, krijoni në telefon një listë me numrat më të rëndësishëm për ju, që mund të jetë pronari i shtëpisë, një numër spitali, farmaci që keni aty afër etj.

3 – Jini të sjellshëm me fqinjët tuaj

Ruajtja e një ekuilibri në raportin me fqinjët ju ndihmon kur mund të jeni larg shtëpisë dhe fqinji/a mund t’ju ujisë lulet apo t’ju ndihmojë me hapjen e derës kur mbeteni jashtë.

4 – Zbukuroni ambientin me gjëra që ju bëjnë të lumtur

Mund të jetë një foto familjare, një objekt nga shtëpia e prindërve apo një pikturë si dhuratë nga i/e dashura…Thjesht, kujdesuni që të krijoni një ambient të qetë dhe të lumtur me gjëra që ju japin ndjesinë e kujtimeve të lezetshme.

5 – Mbani gjërat pastër

Një hapësirë e pastër është një hapësirë e lumtur, ndaj rezistojini tundimit për t’i lënë enët pa larë deri nesër apo pa sistemuar rrobat. Para se të shkoni në shtrat çdo natë, pesë minuta një kalim i shpejtë sistemi në shtëpi nuk është asnjëherë tepër.

6 – Qëndroni të sigurt

Të jetosh vetëm është e mrekullueshme. Por nëse nuk e keni bërë kurrë më parë, për të shuar çdo frikë, vendosni pajisje sigurie, kyçni derën etj.

7 – Furnizoni shtëpinë me elementet e ndihmës së shpejtë

Një kuti me ilaçe, me dezinfektues për plagët apo termometër janë vetëm disa nga gjërat që ju duhen sa herë jetoni vetëm.

8 – Praktikoni artin e gatimit për një person

Çelësi është të planifikoni që nga blerja e produkteve te mënyra e të gatuarit në sasi të vogël dhe vetëm për një person, në mënyrë që asnjë gramë ushqim të mos përfundojë në kosh.

9 – Takoni miqtë dhe njerëzit e familjes

Fakti që jetoni vetëm, nuk do të thotë të harroni njerëzit e tjerë nga familja te shoqëria. Programoni ditë të caktuara gjatë javës apo në fundjavë, një drekë jashtë qytetit, një kafe në një ambient të ri dhe do e shihni që do ndiheni shumë mirë me veten.

10 – Shijojeni të jetuarit vetëm

Pavarësisht sa zgjat, ju mund të mos keni më shans të jetoni vetëm, pasi mund të martoheni, të krijoni familje ose të riktheheni te prindërit për shkak të vështirësive. Ndaj, për aq sa zgjat thjesht shijojeni si përvojë!

Tags: keshilla

të fundit

Arrestohen edhe katër persona në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt

Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…

3 minutes ago

Komuna e Çairit reagon pas SMS-ve që pretendohet se ndalojnë flamujt kombëtarë në shkolla

Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e…

5 minutes ago

Gashi: Kroacia vijon të mbështesë fuqishëm anëtarësimin tonë në BE

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qëndron për vizitë zyrtare kthimi në…

5 minutes ago

Arabia Saudite synon të zgjerojë numrin e të huajve dhe të tronditë tregun evropian

Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të…

6 minutes ago

Bayern Munich shqyrton rikthimin e bujshëm të Choupo-Motingut si zgjidhje të përkohshme për Kane

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.Sipas këtij raportimi, drejtuesit e…

7 minutes ago

V*asja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Arrestohen edhe katër persona, në mesin e tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj

Katër persona të tjerë janë arrestuar, në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, raportojnë mediat…

10 minutes ago