lifestyle

Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë

Dhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare. Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra. Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar mëparë.

Origjina e Bakllavasë

A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra. Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i plotë.

Petët e famshme të holla

Ata që e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë e dinë rëndësinë e trashësisë së petës. Një këshillë që dëgjon sa herë diskutohen petët është se duhet të jenë aq transparente sat të lexohet gazeta përmes saj.

Për këtë fakt kanë meritë gjyshet greke pasi i hapnin ‘të holla sa një gjethe’. Nga vetë kuptimi i fjalës së petëve në greqishten e vjetër, “gjethe”, vjen dhe kjo traditë që vazhdon të ndiqet në shumë vende.

Festa e Bakllavasë

Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme në 17 Nëntor festohet dita e kësaj ëmbëlsire.

Çdo qytet organizon një panair ku pjesmarrësit konkurojnë për shijen më të mirë të baklalvasë duke përgatitur recetën e trashëguar nga familja.

Emri i Bakllavasë

Edhe pse në shumë dokumenta historikë emri i kësaj ëmbëlsire mendohet të jetë nga turqishtja, por, a të dhëna që tregojnë për një origjinë mongole.

Fjala ‘baklava’ vjen nga fjala mongole ‘të mbështjellësh” e cila lidhet me procesin e vjetër të përgatitjes së kësaj delikatese.

Forma e prerjes së Bakllavasë

Siç e dimë edhe prerja e kësaj ëmbëlsire është një tjetër mjeshtëri. Të dhënat tregojnë se forma e saj si një yll apo lule me rombe vjen nga Libani.

Foto të recetave të vjetra të bakllavasë nga ky shtet tregojnë qartë prerjen me formën e diamntit, të cilat u përdorën edhe nga pastiçeritë turke.

Varietetet e bakllavasë në qytete

Në Greqi, bakllavaja supozohet të përgatitet me 33 petë, pasi i referohen viteve të jetës së Krishtit, ndaj dhe përgatitet për Krishtlindje.

Në Ballkan, ndryshe nga vendet e tjera, bakllavaja përgatitet me arra dhe sherbet me sheqer. Gjithashtu në po këto vende kjo ëmbëlsirë përgatitet edhe për festën e Ramazanit.

Ndërkohë në Izrael, ëmbëlsira klasike merr një formë tjetër pasi përgatitet me fistikë, lajthi, bajame, gjalpë të sheqerosur, kanellë dhe shurup i kombinuar me lëkurë portokalli apo limoni.

të fundit

E rëndë në Berat/ Ishte duke rikonstruktuar një banesë, 50-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën në punë. Sipas…

18 minutes ago

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Dhimbja është e papërshkrueshme në Gryksh të Madh të Peqinit këtë të enjte, ku në çdo cep të fshatit ndihet…

35 minutes ago

Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste me armë bankën në Tiranë, publikohen pamjet (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Raportohet se…

44 minutes ago

Berisha: Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë për të zhdukur gjurmët e krimeve të Ballukut…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente…

1 hour ago

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha, ka dëshmuar në seancën e radhës të procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, duke dhënë…

1 hour ago

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi, në shënjestër edhe Telegram!

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka denoncuar një përpjekje të autoriteteve ruse për të bllokuar funksionimin e tij në vend, duke…

2 hours ago