Zgjidhjen për një lëkurë të butë gjatë ditëve të ftohta të dimrit e kërkojmë te kremrat e ndryshëm – që në thelb nuk është zgjedhje e gabuar – por mund t’ia lehtësojmë punën vetes duke realizuar disa maska me produktet që i gjejmë rëndom në shtëpi.
Maskë me qumësht dhe bajame
None found
Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe acide yndyrore esenciale, ndërsa qumështi shërben si hidratues i mirë. Bëni bashkë një lugë gjelle me pluhur bajamesh (thjesht shtypini) dhe 2 lugë gjelle me qumësht të papërpunuar. Maskën mbajeni për 10 minuta dhe përdorimi i saj do ta reduktojnë thatësinë dhe lëkura do të jetë më e butë
Vazelinë
Vazelina njihet për vetitë e saj në kozmetikë, ndaj edhe në këtë rast mund ta përdorni. Thjesht aplikojeni duke e masazhuar në zonat problematike.
Maskë me të verdhën e vezës dhe vaj ulliri
Në një enë të posaçme hidhni 2 të verdha veze dhe 3-4 pika vaj ulliri. Gjithë maskën vendoseni në fytyrë për 20 minuta dhe më pas pastrojeni. Vaji i ullirit është i pasur me antioksidantë dhe vitamina E, ndërsa e verdha e vezës e ushqen lëkurën dhe ndihmon në trajtimin e thatësisë.
Vaj kokosi
I pasur me acide yndyrore, vaji i kokosit parandalon humbjen e hidratimit dhe e bën lëkurën më të butë njëkohësisht.
Maskë me mjaltë dhe limon
Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit dhe përziejeni me 2 lugë mjaltë. Aplikojeni në fytyrë duke përdorur pambuk dhe lëreni për 10 minuta. Limoni është i pasur me vitaminën C, ndërsa mjalti ka veti anti-inflamatore.
Maskë me banane dhe mjaltë
Shtypni ½ e bananes dhe hidhini 1 lugë çaji me mjaltë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 15-20 minuta. Bananet ushqejnë lëkurën me vitaminë C, B6 dhe A.
Agjencia franceze e lajmeve (AFP) i ka kushtuar një artikull protestës së së shtunës në Tiranë, ku qytetarët dolën në…
Ditën e sotme, e diel 25 Tetor 2026, territori shqiptar do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore relativisht më…
Dashi Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të realizuar planet tuaja. Në dashuri mund të keni një…
Monika Kryemadhi ka komentuar protestën dhe tensionet e regjistruara në Tiranë, duke u shprehur se dhimbja e shkaktuar nga përplasjet…
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…