lifestyle

Dimri erdhi, si t’i mbroni bimët në shtëpi gjatë ngricave

Ngricat dhe acari mund të kenë efekt shkatërrues për disa bimë të caktuara që mbahen në shtëpi, ballkon apo kopësht.

Mbrojtja e këtyre bimëve kërkon vigjilencë dhe informacion të përditësuar për kushtet e motit.

Mbrojtja më e mirë është në varësi të kohëzgjatjes së ngricës por edhe llojit të bimës që zotëroni.

Më poshtë nga AgroËeb do të mësoni për këshillat praktike për mbrojtjen e bimëve në rast se temperaturat bien nën 0 gradë ose më poshtë.

Këshillat e mëposhtme janë afat-shkurtra por u japin bimëve forcën e duhur për të mbijetuar gjatë një nate apo një periudhe të caktuar acari.

Ujitja

Dheu i lagësht ruan ngrohtësinë më gjatë dhe më shumë se dheu i thatë, ndaj ujitja është një mënyrë e duhur.

Për më tepër, mund të përdorni solucione kopshtarie që i ndihmojnë gjethet të ruajnë lagështinë.

Mbulojini

Mbulojini bimët me çarçaf, batanije apo edhe peshqirë që ato të ruajnë nxehtësinë.

Për më thjeshtë, mund të përdorni një qese të trashë plastike për të mbuluar vazot, duke u siguruar që qesja nuk e prek bimën sepse çdo gjethe që prek plastikën do të ngrijë.

Ndizni Dritat

Lërini afër një drite apo llampë me të paktën 100 vat në mënyrë që bimët të thithin nxehtësinë e saj.

Sigurohuni që të mos jenë LED sepse ato nuk përçojnë nxehtësi.

Zhvendosni Vazot

Në varësi të bimëve, ju mund t’i grumbulloni vazot në një vend të caktuar, kryesisht pranë një muri me drejtim nga jugu ose perëndimi në mënyrë që të ruajnë ngrohtësinë për më gjatë.

Në mbrëmje, sigurohuni që vazot e bimëve t’i fusni brenda shtëpisë.

Nëse keni në kopësht pemë apo fidanë të brishtë e të parritur plotësisht, mbështillini trungjet e tyre me batanije që të rrinë ngrohtë.

të fundit

EDITORIAL/ Infrastruktura në hetim: Si u shndërruan projektet strategjike në rrezik publik nën menaxhimin e Belinda Ballukut

nga Albeu.com Nga Tuneli i Murrizit te Llogaraja, nga Unaza e Madhe te Thumanë–Kashar, Shqipëria po paguan shtrenjtë një model…

17 minutes ago

Horoskopi 31 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Marrëdhëniet tuaja sot kërkojnë vëmendje dhe kujdes, sidomos nëse keni pasur…

24 minutes ago

Marrëveshje apo përballje? Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes…

38 minutes ago

Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi

Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova premton një natë të zjarrtë. “Vëllai i Madh” ka rezervuar për publikun…

56 minutes ago

Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë. Me anë…

1 hour ago

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”…

1 hour ago