Një studim i ri ka zbuluar se truri në popujt indigjenë që jetojnë në Amazonë plaket 70% më ngadalë se truri në popullsitë perëndimore. Eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore zbuloi se indigjenët që jetojnë në Amazonë përjetojnë më pak degjenerim të trurit se popullsia e Amerikës apo Europës dhe kjo për shkak të dallimeve të konsiderueshme në stilin e jetës.
Një shpjegim për këtë veçori mund të jetë te dieta dhe aktiviteti fizik. Shkencëtarët i dhanë merita ushqimit në Amazonë i cili është i pasur me fibra dhe me pak yndyrna të ngopura, por edhe stilit të jetës së tyre aktive.
Megjithëse zona ka pak qasje në kujdesin shëndetësor modern, kjo është e ekuilibruar me stilin e tyre të jetesës, e kundërta e asaj që ndodh në Perëndim.
Sipas autorit të studimit Hillard Kaplan i cili hulumtoi për 2 dekada në Amazonë, jeta sedentare dhe dieta e pasur me sheqerna dhe yndyrna mund të përshpejtojë humbjen e indeve të trurit duke na bërë më të prekshëm nga sëmundje si Alzhajmeri.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…