lifestyle

Dhimbjet dhe infeksionet e veshit, si t’i trajtoni në shtëpi pa antibiotikë

Infeksionet në vesh janë një problem që duhet marrë seriozisht. Në disa raste, ekzistojnë disa komplikacione të lidhura me to. Përveç simptomave të zakonshme si ethet, dhimbja, infeksionet mund të çojnë deri në humbje të dëgjimit ose dëmtim të daulles. Infeksionet e përsëritura të veshit, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë komlikacione të tilla si ngurtësimi i indeve të veshit të mesëm, formime të kisteve, dëmtim të kockave të imëta të veshit të mesëm, madje edhe paralizë faciale dhe inflamacion të trurit.

Ka shumë faktorë që shkaktojnë një infeksion në vesh. Disa prej tyre janë dëmtimi i veshëve, depozitimi i dyllit në vesh, alergjitë ushqimore ose të mjedisit dhe kequshqyerja. Ky problem është më i pranishëm tek fëmijët se sa tek të rriturit. Pavarësisht rastit, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.

Të lidhura

None found

Për raste të lehta dhe të moderuara të infeksioneve të veshit, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuar në shtëpi.  Ana pozitive e këtyre metodave është se nuk merrni antibiotikë të cilët shfaqin disa efekte anësore. Më poshtë do të lexoni për disa medikamente shtëpiake të cilat kanë provuar se trajtojnë infeksionet dhe dhimbjet e veshit:

Hudhra

Hudhra jo vetëm që i bën pjatat më të shijshme, ndihmon gjithashtu për të trajtuar infeksionet në vesh. Copëtoni dy thelpinj hudhre dhe gatuajini me dy lugë gjelle vaj vegjetal si ai i susamit apo i sinapit. Më pas lëreni vajin të ftohet pak. Kur nxehtësia të jetë e durueshme, hidhni disa pika në veshin që ju dhemb. Kullojeni pas disa minutave duke kthyer kokën nga ana tjetër.

Qepa

Një tjetër medikament shtëpie i rëndësishëm për të qetësuar infeksionet e veshit, është qepa. Copëtoni një qepë të vogël dhe ngroheni në mikrovalë për disa sekonda. Lëreni të ftohet dhe përmes një nape shtrydhini lëngun. Hidhni 2-3 pika lëng në vesh. Kulloeni pas disa minutash duke kthyer kokën nga ana tjetër.

Uthulla e mollës

Ndër përdorimet e shumta që gjen uthulla e mollës, një prej tyre është edhe trajtimi i infeksioneve të veshit. Bashkoni pak uthull molle me të njëjtën sasi uji. Merrni një copë pambuk, zhyteni në këtë përzierje dhe vendoseni në vesh për disa minuta.

Vaj ulliri

Nëse burimi i problemit në vesh është depozitimi i dyllit, vaji i ullirit mund të përdoret për të përshpejtuar shërimin. Ngrohni pak vaj ulliri në mikrovalë për disa sekonda. Pasi të jetë ftohur pak, hidhni disa pika në vesh. Ktheni kokën nga ana tjetër pas disa minutash në mënyrë që të nxirrni vajin e tepërt së bashku me dyllin.

Vaji i pemës së çajit

Nuk është më sekret që vaji i pemës së çajit ka veti të mrekullueshme antibakteriale. Kjo është arsyeja pse përdoret edhe për të trajtuar infeksionet e veshit. Hidhni tre pika nga ky vaj në një lugë gjelle me vaj ulliri. Më pas hidhni disa pika nga kjo përbërje në veshin e infektuar. Lëreni për disa minuta dhe më pas kullojeni duke kthyer kokën nga ana tjetër.

Qumështi i gjirit

Qumështi i gjirit mund të vrasë bakteret dhe t’ju çlirojë nga simptomat e infeksionit në vesh. Kështu që disa pika prej tij në vesh, do t’ju bëjnë të ndien më mirë.

 

të fundit

Çfarë e pret Kosovën në vitin 2027?

Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…

9 seconds ago

Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet/ Revista e famshme amerikane The Atlantic: Si Jared Kushner ndezi një revolucion

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

2 minutes ago

Tetova dhe fshatrat përreth do të kenë ndërprerje të rrymës nesër

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

11 minutes ago

Shiroka Pula: Barazia duhet të vlerësohet edhe nga mundësitë konkrete që ka secili në përditshmëri

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

12 minutes ago

I dënuari Aurel Hoxha nuk u rikthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes speciale, i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…

13 minutes ago

Zbulimi tronditës në banesën e 65-vjeçarit në Liverpool/ Nga kafazet me brejtës të ngordhur te trupi i gruas i fshehur në ngrirëse

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…

19 minutes ago