lifestyle

Dasmë në Ditën e të Dashuruarve! Veliaj kurorëzon dy çifte në liqenin e Çerkezës

Dy çifte që jetojnë në Tiranë, zgjodhën ditën e Shën Valentinit për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, celebroi Lediana Hajro me Ali Kadir Oz dhe Marsida Xhaferi me Emiliano Muça, në Liqenin e Çerkezës. Pas celebrimit, çiftet mbollën edhe pemë, si simbolikë e dashurisë së tyre. Veliaj theksoi se vetëm në sajë të dashurisë dhe mirësisë për njëri-tjetrin, qyteti mund të ecë përpara.

Të lidhura

None found

“Përveç se u uroj atyre një të ardhme të shkëlqyer dhe të trashëgohen, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve të Tiranës më shumë dashuri sot. Ky qytet është ndërtuar nga dashuria. Kur kemi pasur mllefe dhe kundërshti me njëri-tjetrin, kemi ngelur mbrapa; kur kemi pasur dashuri jemi shtuar e kemi përparuar. Pak a shumë si një familje: dashuria çon një familje përpara, dashuria e çon edhe një qytet përpara. Siç një punë në familje buron nga dashuria, ashtu edhe punët e qytetit kur bëhen me dashuri, i çojnë përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi investimin e bërë tek liqeni i Çerkezës dhe shtoi se kjo zonë, falë punës së bashkisë, do të kthehet në një zonë fantastike.

Përfundimi i rrugës së Çerkezës në Zall-Herr pritet të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo vetëm i afron më shumë me tregjet, por e kthen zonën edhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj. Pas këtij investimi, Bashkia e Tiranës synon të ndërtojë edhe një tjetër aks të rëndësishëm për banorët e zonës, atë që lidh Zall Herrin me Rrugën e Arbrit.

të fundit

Bellingham i jep përgjigje golit spektakolar të Schjelderup, 1-1 pas pjesës së parë

Norvegjia dhe Anglia kanë shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1, pas një pjese të parë shumë interesante në…

39 minutes ago

Heavy traffic at Qafë-Thanë, citizens face kilometer-long queues

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

42 minutes ago

Dua Lipa Speaks for the First Time About the Protests in Albania

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të…

42 minutes ago

Two cars crash on the Elbasan–Librazhd stretch, one woman remains trapped in the vehicle

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

42 minutes ago

Nga fishkëllimat te lotët e krenarisë, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës

Kur gjyqtari sinjalizoi fundin e dramës me Kolumbinë dhe Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës pas ekzekutimit…

45 minutes ago

Fluks i lartë mjetesh në Qafë-Thanë, qytetarët përballen me radhë kilometrike

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

50 minutes ago