Shpesh dëgjojmë rekomandime të tipit, bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit për të zbuluar në kohë kancerin, apo vini re nishanet nëse ndryshojnë madhësi apo formë, pasi mund të jenë shenjë e parë e melanomës. Ndërsa për kancerin e tiroides nuk flitet shumë. Por në fakt duhet të keni informacione mbi të, pasi numri i njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje është dyfishuar që nga vitet ’70. Gratë sidomos janë më të rrezikuara.
Jo të gjithë llojet e kancerit të tiroides janë kaq të padëmshme, prandaj është mirë të vizitoheni tek mjeku nëse vëreni simptomat e mëposhtme:
None found
1.Shfaqja e një gunge në qafë: Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës, ndërsa shfaqja e çdo noduli apo gunge tjetër në qafë që nuk zhduket vetë brenda pak javësh duhet të kontrollohet tek mjeku. Nëse tumori ka filluar të përhapet afër nodujve limfatikë, masa tumorale mund të jetë në pjesën anësore të qafës, ndërsa nodujt limfatikë janë në pjesën e përparme, ku është edhe gjëndra e tiroides. Prania e nodujve të tiroides është tepër e shpeshtë në popullatë dhe incidenca e tyre rritet me moshën. Nëse do të bënim një ekzaminim ekografik në popullatën mbi moshën 50 vjeç, një në dy persona do të paraqesin nodul në tiroide, por vetëm 5% e këtyre nodujve janë me natyrë malinje. Përveç pranisë së nodulit, ekografia na ndihmon për të përcaktuar dhe numrin e nodujve, natyrën e tyre (cistike apo solide) përmasat, praninë e limfonodujve në qafë etj. Pra, ekografia është një ekzaminim që na jep të dhëna të rëndësishme për këtë patologji.
2.Probleme me gëlltitjen: Ndërkohë që masa tumorale rritet, mund të shkaktojë probleme me gëlltitjen e ushqimit. Nëse ky problem nuk largohet brenda pak javësh (duke qenë se edhe ftohja, gripi apo ndonjë virus tjetër mund të shkaktojnë ënjtje të fytit dhe probleme me gëlltitjen), është e domosdoshme të bëni një kontroll tek mjeku.
3.Probleme me të folurin, të ngrënin ose frymëmarrjen: Këto probleme mund të mos shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar shumë, megjithatë kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme.
Trajneri Jose Mourinho foli për incidentin kontrovers midis Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni në Ligën e Kampionëve edicionin e fundit.Përplasja,…
Në Gjykatën Themelore në Pejë mbahet rigjykimi në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të cilët akuzohen për vrasjen e…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot janë dalë para objektit të Qeverisë për të kërkuar nga kryeministri në…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me…
Protesta ka hyrë në ditën e 81-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të…
Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet…