lifestyle

Cili është më i shëndetshëm rrushi i bardhë apo i zi?

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Të lidhura

None found

Ndihmon kundër Diabetit

Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.

Rrushi i zi i bën mirë zemrës

Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës. Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

Shëndeti i trurit

Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.

Shëndeti i syve

Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.

Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.

Rrushi i zi për gjumë më të mirë

Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushi në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës. Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij. Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit. Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë.

 

të fundit

Arsyeja pse Ylber Ramadani mungoi në barazimin e Corum ndaj Galatasaray në Stamboll

Ylber RamadaniGalatasaray – Corum ishte ndeshja që çeli sezonin e ri në Superligën Turke, përballje që rezultoi një dramë e…

2 minutes ago

Rinia Demokratike me aksion simbolik para Kuvendit: Kushtetuta qëndron mbi çdo parti

Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar konstituimin e…

9 minutes ago

Në Prishtinë konfiskohen 209 pako me barna të futura kontrabandë

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara gjatë një kontrolli në një barnatore në Prishtinë. Sipas…

9 minutes ago

Traktoristi që sfidoi flakët, heroi i ri i Maqedonisë frenon përhapjen e zjarrit

Maqedonia ka një hero të ri të vërtetë. Traktoristi i ri Aleksandar Çepigovski, ose Ace nga Ivanjevci, dje hyri për…

12 minutes ago

Agron Gjekmarkaj: Flakët po përvëlojnë Shqipërinë dhe rrëzojnë propagandën e qeverisë, shteti nuk zotëron territorin

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër për situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar qeverinë se ka humbur…

13 minutes ago

PSG zyrtarizon transferimin e Ferran Torresit nga Barcelona

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e shumëpritur të Ferran Torres nga Barcelona.Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën…

14 minutes ago