lifestyle

Cilët pjesë të trupit duhet të freskoni për t’i bërë ballë të nxehtit përvëlues

Tani që temperaturat janë rritur sa më s’ka, njeriu duhet të jetë më i ndërgjegjshëm në lidhje me pikat kryesore të trupit që mundësojnë një freskim të shpejtë të tij.

Me siguri keni dëgjuar që nëse freskoni qafën ose kyçet me ujë të ftohtë, do të ndieni një lehtësim të shpejtë të trupit nga vapa.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë mbi pikat kryesore të trupit të cilat në kontakt me ujin freskojnë të gjithë trupin.

Cilat janë zonat pulsuese të trupit

Si kyçet ashtu edhe qafa konsiderohen zona pulsuese për arsyen e vetme se në to enët e gjakut janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës e në to mund të ndieni pulsin.

Duke qenë se enët e gjakut janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës, këto zona shërbejnë si portë hyrëse e freskisë për gjakun dhe të gjithë temperaturën e trupit. Pra, duke i lagur këto zona me ujë të ftohtë, mund të ndieni më pak vapë. Megjithatë, zona e qafës  (e cila sidoqoftë mbetet më efikasja) dhe kyçeve nuk janë të vetmet pulsuese në trup. Pjesa e brendshme e bërrylit dhe e gjurit, pjesa e sipërme e këmbës, pjesa e brendshme e kyçit janë gjithashtu zona pulsuese të cilat mund t’i lagni me ujë të ftohtë për freski të menjëhershme.

Pjesa e brendshme e kofshëve por edhe balli njihen si pika freskuese për organizmin.

Si të freskoheni më shpejt?

Të gjithë ne kërkojmë të freskohemi sa më shpejt pasi kemi kaluar disa orë në temperatura përvëluese. Një nga mënyrat më të shpejta për tu freskuar është që me një napë të lagur në ujë të ftohtë të fërkoni kyçet, bërrylat dhe qafën. Mbajtja e kyçeve në ujë të rrjedhshëm për 30 seconda secilin shërben gjithashtu si mënyrë e mirë për t’u freskuar.

Në këtë mënyrë, ju gjithashtu mund të ulni tensionin e gjakut që ka tendencën të rritet nga vapa./AgroWeb.org

të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…

32 minutes ago

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…

50 minutes ago

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…

1 hour ago

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…

1 hour ago

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale…

2 hours ago

VIDEO/ Qëll*i me ar*ë drejt një makine në Kombinat, arrestohet autori dhe një person tjetër

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat. Qëlloi me armë…

2 hours ago